BALLAFAQIME TË DHEMBSHME
1. Koncepti për Maqedoninë si komb – shtet (shtet nacional i popullit maqedonas) me Marrëveshjen Kornizë, të lidhur në Ohër më 13 gusht 2001, midis liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, në një masë të madhe është lënë pas dore. [1]
Marrëveshja u nënshkrua pas konfliktit të armatosur tetëmujor midis forcave të pushtetit qendror dhe grupeve të armatosura lokale të shqiptarëve etnikë (e ashtuquajtura, Ushtria Nacional Çlirimtare-UÇK), me ndërmjetësimin e shteteve perëndimore, të cilat treguan se mund të intervenojnë me vendosmëri. [2] Kriza e sigurisë e shteri ekonominë e Maqedonisë edhe ashtu të dobët dhe vendin e solli buzë luftës qytetare. Pas fluturimeve të shtuara shumë mujore midis Brukselit dhe Shkupit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robetrson, e humbi durimin dhe e porositi opinionin maqedonas: “Është koha që nga Kushtetuta të kaloni në bukë e gjalpë“.[3] Me të drejtë, sepse sipas të gjitha raporteve kriza në Maqedoni e zmadhoi edhe më shumë varfërinë dhe papunësinë. Të dhënat zyrtare statistikore janë të pamëshirshme: prej vitit 1991 deri sot , numri i të papunëve është dyfishuar: prej 166 000 persona të papunë në v. 1991 deri te të tanishmit 354 000 persona që nuk kanë punë. [4] Vija e varfërisë është në rritje konstante edhe pse sipas strategjisë së përgatitur për zvogëlimin e saj, numri i të varfërve në tri vitet e ardhshme duhet të zvogëlohet për tre për qind. [5] Vetë kriza, në vitin e fundit (2001) krijoi zbrazëtirë në bilansin e pagimit të shtetit prej 80 milion dollarësh, kështuqë paratë nga Konferenca e pritur donatore do të dedikohen për plotësimin e këtij deficiti dhe për rikonstruimin e objekteve të dëmtuara, para se të mund të bëhen investime të mëtejshme në zhvillim. Filloi të zbatohet tatimi ushtarak, i cili e ngarkoi ekonominë dhe Maqedonia do të jetë shteti i vetëm në Evropë, i cili për shkak të krizës këtë vit do të shënojë shkallë negative të prodhimit bruto të brendshëm, paralajmërojnë përfaqësues të Qeverisë, duke e ilustruar kështu tezën të cilën ne shpesh e harrojmë se ekonomia është politikë dhe e kundërta. [6]
Pas indikatorëve kaq kthjellues, do të ishte dashur të mbisundojë arsyeja, të merret guximi dhe të niset në një rrugë të re. Megjithatë në vetë ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë ndodhi një incident, i cili flet qartë se mungon dëshira ose ajo është shumë e vogël. Në solemnitetin me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, në të cilin ishin prezentë përfaqëesuesit e BE-së, H. Solana, XH. Robertson. M. Xhoana, mediatorët, F. Leotar dhe XH. Perdju, para kamerave të raportuesve të shumtë, lideri i PDSH-së, A. Xhaferi, iu drejtua opinionit në gjuhën shqipe. E drejta që gjuha shqipe të përdoret si gjuhë e dytë zyrtare, sapo ishte verifikuar me Marrëveshjen Kornizë. Por prapëseprapë, kryeministri, L. Georgievski, e përjetoi këtë si një dush të ftohtë dhe në mënyrë demonstrative e lëshoi konferencën e shtypit. Mbeti pezull një ndjenjë e keqe e mossinqeritetit ndaj respektimit të marrëveshjes së posanënshkruar!
Për disponimin e përgjithshëm ndaj Marrëveshjes kornizë dëshmojnë edhe raportet e gazetarëve që ishin prezentë në mbledhjen, në të cilën u votuan ndryshimet kushtetuese. Zakonisht ai moment ndiqet me një gëzim solemn, por në këtë rast, atmosfera në sallën e Kuvendit, më 16 nëntor në orën një pas mesnate, ishte e pikëllueshme. [7] Disa nga deputetët bile edhe i kanë hedhur fjalë kryetarit të republikës:”Tradhëtar”! Demonstrim i ngjashëm i pakënaqësisë dhe i bojkotit, u përsërit një vit më vonë, në dhjetor në “adresën”vjetore të kryetarit Trajkovski para Kuvendit. Salla ishte gjysmë e zbrazët. Sa u takon përfaqëesuesve të Bashkësisë Ndërkombëtare, ata e përshëndetën vendimin e Kuvendit përmiratimin e Marrëveshjes Kornizë si vendim “historik” dhe si vendim “për paqe dhe pajtim” [8] .
Nuk ka asnjë dyshim se maqedonasit etnikë, heqjen dorë nga koncepti komb-shtet e përjetuan si një përkulje të turpshme të ofruar me dhunë nën trysninë e armëve, me ç’rast Bashkësia Ndërkombëtare u akuzua për anim nga kauza shqiptare. “Humbje”, “plagë“, “turp”, “të gjunjëzuar”, janë fjalët e emocioneve të pamatura në mediumet në gjuhpn maqedonase dhe pa dyshim nuk ndihmojnë në qetësimin e situatës së përgjithshme. Kështu fillimi i faqes së re në historinë e Maqedonisë, nuk premton shumë. [9]
Koncepti komb-shtet
Përvoja dhjetëvjeçare e serialit të luftrave brutale etnike të zhvilluara në gërmadhat e Jugosllavisë së dikurshme, tregoi se në rend dite të historisë më të re të kësaj pjese të Ballkanit është krijimi i shteteve nacionale. Jugosllavia u shpërbë për shkak të nacionalizmit ekstrem te të gjithë popujt jugosllavë, por në radhë të parë te serbët dhe te kroatët, i cili u rrit në një luftë etnike.
Kthimi i shkurtër në historinë flet se në gjysmën e parë të shekullit 20, nëpër tronditjet e një lufte botërore dhe të disa luftrave lokale u shpërbënë Perandoria Austruhungareze dhe ajo Otomane dhe në procesin e pajtimit të rajonit, u krijua shteti i përbashkët i Serbëve, Kroatëve, Sllovenëve – Jugosllavia, e cila menjëherë u ballafaqua me paraqitjen e iredentizmit dhe separatizmit. Pas Luftës së Dytë Botërore, në kontekstin e ri të krijuar historik në ndarjen e botës nëpër blloqe, Jugosllavia u transformua në federatë të përbërë prej gjashtë kombeve të barabarta, të serbëve, kroatëve, sllovenëve, maqedonasve, malazezëve, boshnjakëve (myslimanëve) dhe disa pakicave të tjera kombëtare (shqiptarëve, hungarezëve e të tjerëve.) Rrethanat e para së gjithash siguria kombëtare e këtyre popujve imponoi zgjidhjen federative, e cila do të funksionojë relativisht me sukses shtatëdhjetë vjet. Ndërkaq, në vitin 1999 kur Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik filluan të shpërbëhen, u paraqit nevoja urgjente për ridefinimin i çështjes për sigurinë kombëtare të popujve që i formonin këto federata. Për fat të keq, kjo në Jugosllavi u bë në mënyrën më të keqe që është e mundshme përmes politikës së nacionalizmit e shovinizmit ekstrem.
Meqë federata me të shpejtë shpërbëhej, popujt të cilët e përbënin dukshëm filluan ta forcojnë identitetin e vet kombëtar, si garantë për rritjen e sigurisë - relativisht fenomen i ri, përkatësisht në krahasim me përvojën e Evropës Perëndimore. Në të vërtetë, në fillim të viteve nëntëdhjetë, Bashkësia Evropiane u mor me integrimin dhe nuk pati sukses që të reagojë me kohë, bile as edhe pa anuar krejtësisht sa i takon dezintegrimit dhe konflikteve etnike në Jugosllavi. Me kalimin e viteve, e sidomos duke pasur parasysh krizën në Kosovë dhe Maqedoni, BE reagoi në mënyrë shumë më vendimtare dhe më unike edhe pse besoj se ka disa çështje për të cilat do të diskutohet edhe më tutje.
Në ratin e Maqedonisë, si fenomen dua ta theksoj faktin që, nacionalizmin e huaj e njohim lehtë dhe e dënojmë, ndërsa ndaj tonit kemi plot arsyetime dhe mirëkuptim. Kur bëhej fjalë për politikën e Millosheviqit në Bosnjë e në Kosovë, s’kishte dilema te inteligjencia maqedonase se bëhet fjalë për nacionalizëm dhe shovinizëm të madh serb. Ndërkaq, t’u thoni sot disa gazetarëve të dalluar të gazetave të përditshme maqedonase me tirazh dhe shtëpive televizive, si dhe disa intelektualëve të dalluar, se me shkrimet e veta gjatë krizës kanë nxitur mosdurimin dhe urrejtjen, e cila mund të shndërrohet në luftë qytetare, do të habiten shumë, sepse heroizmi që frymëzon veprat e lavdishme si dhe nacionalizmi, i cili çon drejt destruksionit e ndonjëherë edhe drejt krimeve, janë shumë të afërta me frymën e cila rrjedh nga i njejti burim ku vëlojnë emocionet. Ndërkaq, duhet thënë haptazi se gjatë krizës politike dhe të sigurisë në Maqedoni, gjatë v. 2001, shumica me qëllim krijonin atmosferë të mosdurimit dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe ndaj Perëndimit, parkatësisht SHBA, NATO-s dhe e manipulonin opinionin publik. Me këtë fakt tek tani do të ballafaqohemi dhe shpresoj se shumica do të turpërohen me sjelljen e tyre.[10]
Në vitin 1991, kushtetuta e posavotuar e Maqedonisë së mëvetësishme, pasqyroi përcaktimin real të foecave shoqërore. Parlamenti i përbërë prej më shumë partish u deklarua se Maqedonia paraqet shtetin kombëtar (unitar) të popullit maqedonas, (në të cilin në mënyrë të barabartë jetojnë edhe qytetarët e kombësive të tjera). Kisha orthodokse maqedone, fitoi statusin e kishës kombëtare, ndërsa gjuha maqedonase u shpall si gjuhë e vetme zyrtare që përdoret në territorin e tërë shtetit. Kushtetuta pakicave u garantonte të drejtën e obligueshme të shkollimit fillor e të mesëm në gjuhën amtare dhe përdorimin zyrtar të gjuhës së tyre nëpër komunat ku ato përbënin shumicën, si dhe disa të drejta të tjera në(zhvillimin e identitetit dhe kulturës së tyre etj.), të cilat aspak nuk ishin për t’u nënçmuar dhe kontribuan për emancipimin e pakicave në Maqedoni. [11]Megjithatë gjatë dhjetë viteve të ardhme shumë çështje mbetën pa përgjigje përkatëse. Përfaqësuesit e shqiptarëve etnikë në Kuvend (partia e PPD), nuk ishin të kënaqur me zgjjidhjet e kushtetutës, të cilat ishin qartë nën nivelin e asaj që u ishte premtuar gjatë procesit politik që i paraprinte kushtetutës, nga demokratia pritnin të drejta më të mëdha sesa që i kishin në sistemin njëpartiak dhe nuk votuan për Kushtetutën. [12] Viteve të ardhme ato, sikurse edhe partitë e tjera politike të shqiptarëve etnikë, të cilat do të paraqiten më vonë në skenën politike në Maqedoni ( si për shembull PDSH-ja e A. Xhaferit, e cilat do të bëhet pjesë e pushtetit pas zgjedhjeve në vitin 1998 vazhdimisht do ta theksojnë majorizimin e shqiptarëve në shtet, duke kërkuar statusin si popull i dyti i barabartë dhe të gjitha të drejtat për ndarjen e qeverisjes në pushtet që del nga ky status: konfederatë, federatë, autonomi dhe vendosje konsensuale. Në kohët dramatike të shpërbërjes së federatës jugosllave, kur çdo komb përpiqej të marrë nga ajo që nënkupton “interesin nacional”, strategjia e shqiptarëve etnikë ndërtohej në relacionin midis Prishtinës, Tiranës dhe Tetovë/Shkup. Qysh në fillim të viteve nëntëdhjetë, ministri i tanishëm i punëve të jashtme të Shqipërisë Paskal Milo, në tekstin e botuar në revistën e Shkupit: “Ballkan Forum” shkruante se përparësia e politikës së jashtme shqiptare është Kosova e pavarur, konfederata, federata ose autonomia për shqiptarët etnikë në Maqedoni dhe zgjidhja e çështjes së pasurisë së shqiptarëve të dëbuar nga Çamëria (Greqi). Manifestimi më ekstrem i kësaj strategjie kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë ishte shpallja e Republikës “Ilirida’, menjëherë pas shpalljes së Kushtetutës në Maqedoni. Edhe pse sot disa nga krijuesit e “Republikës së Iliridës”,thonë se nuk bëhej fjalë për secionizëm, por për autonomi territoriale-politike, është fakt se në kontekstin e shpërbërjes së Jugosllavisë federative, një hap i këtillë i shqiptarëve të Maqedonisë ishte rruga drejt një konflikti etnik. [13] Në të vërtetë kriza më e re është dëshmi se për çfarëdo lloj qoftë zgjidhjeje duhet pajtimi i të dy bashkësive etnike në Maqedoni. “Republika Ilirida” nuk mori përkrahjen e hapur nga Perëndimi dhe nga Tirana, ndërsa reagimi i pushtetit qendror maqedonas ishte i matur. Shqipëria atëherë gjendej në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë ekonomike dhe politike dhe llogaritte në ndihmën e Perëndimit, edhe pse i shfrytëzonte forumet ndërkombëtare që të bënë shtypje ndaj Shkupit.
Përderisa ushtria dhe policia serbe e kontrollonte Kosovën dhe kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës, partitë e maqedonasve etnikë mund ta injoronin rritjen e nacionalizmit shqiptar. Kështu disa kërkesa për të cilat pushteti mundej dhe duhej të gjente zgjidhje të arsyeshme si, për shembull, shkollimi superior në gjuhën shqipe, u hodhën poshtë me arsyetim se kjo çështje është problem me të cilin duhet të merret policia. Me këtë pa dyshim e ushqenin radikalizmin shqiptar. Pasojat u ndjenë shpejt. Në Gostivar më 9 korrik të v. 1997 në një konflikt të armatosur midis policisë dhe demonstruesve me prejardhje etnike shqiptare, tre vetë humbën jetën e më shumë u plagosën, gjë që e rriti revoltën e shqiptarëve vendas. Shkak për këtë - valëvitja e flamurit të inkriminuar shqiptar në ndërtesën e komunës! [14]
Intervenimi i NATO-s në Kosovë (1999), në një masë të madhe e çrregulloi ekuilibrin e deratëhershëm të forcës në këtë pjesë të rajonit dhe i dha krahë ekstremizmit nacionalist shqiptar. Ushtria dhe policia serbe u tërhoq nga Kosova, ndërsa forcat ndërkombëtare të stacionuara atje, si dhe ushtria maqedonase nga ana tjetër e kufirit nuk patën suksë që ta mbyllin (t’i vënë vulë) dhe të pengojnë kalimin ilegal të njerzve, armëve dhe drogës. Çështja e statusit në Kosovë u bë edhe një burim i rëndësishëm i jostabilitetit.
Kështu disa “probleme strukturale” siç është ndryshimi i balansit ekzistues të forcës dhe vendosja e kufijve midis Maqedonisë dhe RS të Jugosllavisë midis shqiptarëve, të cilët deri atëherë silleshin relativisht të lirë në këtë hapësirë, midis Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore, vetvetiu janë burim i jostabilitetit ose pakënaqësisë që mund të keqpërdoret në qëllimet politike. Dobësimi ekonomik i vendit me një sërë luftrash dhe bllokadash gjatë dhjetë viteve të kaluara gjithashtu bën pjesë në këto lloj burime “strukturale” të jostabilitetit, duke e shndërruar pakënaqësinë e madhe sociale në konflikt etnik. Nevojiten shqyrtime plotësuese, por sipas disa deklaratave të mëparshme, pjesëtarët e UÇK-së janë rekrutuar së pari nga radhët e të rinjve, e njerëzve të papunë, te të cilët revolta sociale merr formën e nacionalizmit esktrem. [15]Të gjitha këto momente, bashkë me pakënaqësinë nga jeosefikasiteti i pushtetit dhe korrupcionit në shoqëri, shkaktuan krizën e sigurisë. Meqë politikanët e vendit nuk patën sukses ta zgjidhin çështjen, u involvua bashkësia ndërkombëtare që të pengojë destabilizimin e mëtejshëm të vendit, rajonit dhe të krizës së re eventuale të refugjatëve. Rezultati i kësaj krize është ndryshimi qenësor i karakterit të shtetit maqedonas prej shtet kombëtar (unitar) i popullit maqedonas , në shtet në të cilin janë forcuar institucionet dhe të drejtat kolektive të bashkësive etnike, që nuk do të thotë patjetër, por mund të çojë në dezintegrimin e mëtejshëm të vendit.
Akterët politikë të vendit. Kronologjia e krizës
1. Kur nga fundi i shkurtit, në fshatin kufitar Tanushë, për të cilin deri atëherë shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk e dinin se ekziston, u vranë tre ushtarë të Ushtrisë së Maqedonisë, me çka filloi kriza, qeveria në kualicion e kryeministrit L. Georgievski si edhe parlamenti i dënuan grupet ekstremiste dhe kërkuan ndihmë luftarake nga jashtë. [16] Opinioni ishte i frikësuar, i hutuar dhe i papërgatitur për atë që e priste dhe duhet thënë se në atë moment liderët politikanë shqiptarë të Maqedonisë treguan një shkallë të lartë lojaliteti. Lideri i PDSH-së A. Xhaferi i paraprinte marshit të qetë nëpër rrugët e Shkupit dhe në këtë kontekst është deklarata se, nëse duhet, do të mbrohet integriteti territorial i Maqedonisë.
Në fillim të marsit, kriza ende trajtohej si incident kufitar, i cili u paraqit si rezultat i shënimit të kufirit maqedono-jugosllav, por kur u bë fjalë për këtë se si t’i përgjigjet incidentit, menjëherë u vërejtën dallime midis individëve politikë maqedonas dhe shqiptarë. [17] Konfuzioni fillestar u tejkalua dhe reagimi i nevojshëm unik i partive të mëdha parlamentare të të dy bashkësive etnike (shumica maqedonase dhe pakica shqiptare), si përgjigje e krizës gjeti shprehje në samitin partiak te presidenti i shtetit. Liderët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, PDSH-së dhe PPD-së e përkrahën integritetin dhe sovranitetin territorial të Maqedonisë; u dakorduan që armata ta marrë kufirin maqedonas, ndërsa KFOR-i ta forcojë kontrollin nga ana tjetër e kufirit. Konkluza ishte se “pas mbarimit të operacionit për neutralizimin e grupeve të armatosura ekstremiste, duhet të forcohet dialogu politik i të gjitha partive legjitime për çështjet e hapura të marrëdhënieve ndëretnike dhe gjetjen e zgjidhjeve përkatëse”. Partia e shqiptarëve etnikë PPD-ja pati rezervë për formulën “neutralizimi i ekstremistëve”.Qëndrimi i tyre ishte se nuk nevojitet të pritet në “neutralizimin”që të fillojë dialogu. “Pala maqedonase me këmbëngulje qëndroi në mendimin se nuk mund të bisedohet nën trysninë e “ekstremistëve”. Më vonë do të shihet se kjo është e thënë e mirë që fare të mos flitet me çka do t’i shkaktohet dëm i madh procesit paqësor.
2. Bashkësia ndërkombëtare gjithashtu e dënoi ekstremizmin e posaparaqitur dhe kërkoi zgjidhje politike të problemeve: nga liderët shqiptarë në Maqedoni dhe në Kosovë pritej që të shkojnë një hap më para dhe, përveç dënimit publik të ekstremistëve, të fillohen bisedimet me udhëheqësit e tyre rreth ndërprerjes së zjarrit. Nga liderët e partive të maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve etnikë pritej që menjëherë të fillojnë bisedimet serioze për zgjidhjen politike të krizës. Qeveria, më saktë kryemnistri dhe partia e tij VMRO-DPMNE-ja, shihet qartë se gabimisht e interpretojnë sinjalin e bashkësisë ndërkombëtare për dënimin e “ektremizmit. Ata mendonin se dënimi nënkupton leje për zgjerimin e përdorimit të policisë dhe ushtrisë në zgjidhjen e krizës dhe shtyrjen e dialogut, nëse në të vërtetë ekzistonte qëllim i sinqertë për të biseduar.Në konferencën e shtypit, që u mbajt më 26 mar, me procedurë urgjente të XH. Robertsonit, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe të evrokomesrit, H. Solana, në Shkup, zëdhënëzi i qeverisë [18]deklaroi se nuk ka pasur trysni nga jashtëqë të bisedohet “me subjektet politike shqiptare”sepse për këtë nuk ka nevojë. Ky dialog, gjojase ka zgjatur dhjetë vjet dhe nuk ka pasur ndërprerje. U dha urdhër për ofensivë ushtarake e policore maqedonase për shpartallimin e grupeve guerile të armatosura, që qitnin nga shpatet e malit Sharr në drejtim të Tetovës.
Ndërkaq floskula “dialogu nuk u ndërpre dhe zgjat dhjetë vjet”(së pari fitore e pastaj bisedime) ishte fjala më e dashur jo vetëm e politikanëve, por edhe e intelektualëve maqedonas, të shmanget çfarëdolloj ndryshimi që çon nga pjesëmarrja më e madhe e shqiptarëve në “ndarjen e fuqisë ”. Me këtë kontribuan në mënyrë të turpshme në thellimin e krizës. [19]
Me “neutralizimin e ekstremistëve” përkatësisht me ofansivën luftarake nuk u pajtua lideri i PPD-së, Y.Ymeri, [20] ndërsa kriza filloi të dalë nga kontrolli me rritjen e numrit të viktimave civile dhe refugjatëve nga kjo anë. Shumë shpejt u bë e qartëse nuk ka vetëm zgjidhje luftarake kur bëhet fjalë për konflik ndëretnik, sidomos nëse konflikti ka dimension politik. Sa më shumë insistohej për një zgjidhje luftarake, aq më shumë kriza thellohej, ndërsa qëndrimet politike të partnerëve të kualicionit në pushtet, VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së, largoheshin. Vetë besimi midis partnerëve të kualicionit në pushtet tanmë ishte në një masë të madhe i lëkundur qysh prej fillimit të krizës. PDSH-ja e akuzoi kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, L. Georgievskin se nuk e ka përmbushur atë që ua ka premtuar gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe vendore, në këmbim për votat e shqiptarëve. Kështu, për shembull, pas zgjedhjeve vendore në v. 2000 në Tetovë u mbajt një miting protestues në organizim të PDSH-së. Nga kjo protestë, liderët e kësaj partie, e cila ndërkaq e ndante pushtetin si partnere në qeverinë e L. Georgievkit, lëshuan një porosi të qartë se shqiptarët presin statusin e popullit konstituiv, statusin e gjuhës shtetërore për gjuhën shqipe dhe shkollimin superior në gjuhën shqipe. Liderët e kësaj partie ia bënë të qartë liderit të VMRO-DPMN-esë dhe kryeministër se stabiliteti i Maqedonisë është në duart e tyre dhe se duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë.
3. Gjatë prillit dhe majit të v. 2001 kur njëri nga fraksionet në pushtet (VMRO-DPMN-esë) në krye me kryeministrin kërkuan gjendje luftarake, kurse liderët politikanë shqiptarë u kërcnuan se do të largohen nga qeveria dhe parlamenti, Maqedonia iu afrua humnerës së luftës qytetare. [21]Nuk mbet asnjë shprese e sinqertë për bisedime politike dhe u bë e qartë se qeveria e Georgievskit nuk dëshiron të akuzohet për “tradhti kombëtare”nëse bisedon. Ndërkohë qeveria filloi një ofensivë diplomatike duke u kthyer nga Rusia me shpresë se do të ketë përkrahje politike edhe nga Ukrahina, sidomos për shkak të blerjes së armëve bashkëkohore si helikopterë dhe aeroplanë luftarakë. Në përgatitjet e forcuara luftarake dhe në veprimet e një pjese të establishmenit qeveritar, partitë politike shqiptare reaguan me kërcënim. Do të largohen nga qeveria dhe parlamenti! Kjo do të thotë se konflikti "rrëshqet"gjithnjë në mënyrë më të sigurtë drejt luftës qytetare. Guerila shqiptare të cilën në fillim e përbënin kryesisht shqiptarët e Kosovës, gjatë muajit maj u rrit në masivitet dhe tanimë 75% nga përbërja e saj prej 3 000 vetëve, e plotësonin shqiptarët nga Maqedonia. [22] Në qershor kryeministri pranoi se ka kryengritje të armatosur të shqiptarëve në Maqedoni.
Që të pengohet lufta qytetare, drejt së cilës, pa dyshim, çonin ngjarjet, bashkësia ndërkombëtare u angazhua me një aktivitet intensiv diplomatik në relacionin Shkup-Bruksel-Uashington. Ideja ishte që të formohet një“koalicion i madh”ose i “gjerë“, i përbërë nga dy partitë më të mëdha maqedonase (VMRO-DPMNE dhe LSDM) dhe dy prtitë më të mëdha shqiptare (PDSH dhe PPD). Ky koalicion i formuar në këtë mënyrë duhej ta “shfrenojë“ dialogun politik dhe t’i bëjë kompromiset e nevojshme. Në maj, para syve të opinionit maqedonas skeptik dhe të dëshpëruar, u formua qeveria e koalicionit të gjerë, e përbërë prej: VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, PDSH dhe PPD-së. [23] Edhe pse nga koalicioni pritej që të gjendet rrugdalje nga kriza, ndryshimet politike nuk u tejkaluan siç pritej dhe dialogu edhe më tutje mbeti i “ngrirë“. Me siguri nevojiten hulumtime të mëtejshme që të vlerësohen pasojat nga konflikti midis fraksioneve në pushtet, veçanërisht nga konflikti midis ushtrisë e cila ishte nën kontrollin e LSDM-së dhe policisë që e kontrollonte VMRO-DPMNE-ja.Tani për tani në opinion dëgjohet vlerësimi se prej kur u formua koalicioni i gjerë, Maqedonia ka humbur shumëë nga territori i vet [24] .
Formimi i “koalicionit të gjerë“, ishte një sinjal i hapët nga ana e bashkësië ndërkombëtare se e humb durimin dhe kërkon zgjidhje urgjente. Kjo krijoi një reaksion që shkaktoi panik te kryeministri dhe njerëzit e partisë së tij. Ideja për shkëmbimin e njerëzve dhe territoreve midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, që doli nga disa akademikë të Akademisë së Skencave dhe Arteve të Maqedonisë është një marrëveshje e drejtëpërdrejtë me kryeministrin dhe ato që mendojnë si ai dhe si kreu ishtetit, si hap dëshpërues që t’i iket marrëveshjes politike, e cila mund ta bëjë çështje karakterin unitar të shtetit e me këtë edhe identitetin e maqedonasve etnikë. [25] Këtë e vërtetuan edhe mediumet, të cilat kumtuan se kryeministri dukshëm ka qenë i dëshpëruar nga fakti si është pritur ky “projekt” dhe deklaroi se, nëse është kështu, atëherë do të shkojë që të merret vesh me partnerët e koalicionit që ta bëjnë Maqedoninë “sipas dëshirës së shqiptarëve”. Kjo ide për këmbimin e territoreve dhe banorëve u prit me kritikë nga vetë shqiptarët etnikë, të cilët shumë herë thanë se në një rast të këtillë, gjysma e shqiptarëve të Maqedonisë do të mbetet të jetojnë në anën tjetër të vijës së menduar të ndarë dhe nëse bëhet fjalë për ndarje, atëherë shqiptarëve nuk u përgjigjet që ta pranojnë këtë propozim konkret për ndarjen e territorit. [26]Ankandi me territorin e shtetit do të zgjonte apetite edhe te disa shtete të interesuara nga fqinjët, kështu që ideja për këmbimin e territoreve dhe banorëve u tregua shumë më e komplikuar sesa që pritën krijuesit e saj. Opinioni e dënoi idenë si burim të keqësimit të situatës politike dhe të sigurisë edhe ashtu të rëndë, duke hapur kështu probleme plotësues në vnd dhe në rajon.
4.Thuajse nga të gjitha deklaratat e akterëv politikë vetëm dy javë pas formimit të koalicionit të gjerë qeveritar, shihet konflikti i brendshëm midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Përderisa LSDM-ja angazhohej për përdorimin proporcional të forcës kundër UÇK-së të vendosur në fshatrat shqiptre në rajonin e Likovës e Kumanovës dhe në atë të Tetovës e Gostivarit që njëkohësisht të zhvillohet dialog politik, VMRO-DPMNE-ja ishte për atë që të përdoret forcë e pakufizuar luftarake e pastaj eventualisht të zhvillohen bisedime politike, fakt që haset edhe në fjalët e kryeministrit L. Georgievski. “Kur të gjithë deklarohemi, tha ai, mendoj se është koha e fundit që LSDM-ja të deklarohet se deri kur do ta bllokojë qërimin e hesapeve me luftë me terroristët në Republikën e Maqedonisë, deri kur do të bllokojë furnizimin me arsenal luftarak dhe deri kur do të përpiqet të thotë se duhet gjetur zgjidhje politike dhe gjuhë e përbashkët me terroristët e jo me mënyrën e vetme, me të cilën mund të bisedohet me ta e kjo është qërimi i hesapeve dhe shpartallimi i tyre në mënyrë të ashpër, deklaroi ai (sipas Aktuel” të 8 qershorit, 2001). Në këtë periudhë, me ndihmën e njerëzve të afërt me VMRO-DPMNE-në dhe me të holla të dyshimta u formuan formacionet paraushtarake, gjë të cilën më vonë do ta pohojë ministri i mbrojtjes “në kualicionin e gjerë“, V. Buçkovski i cili tha:”U dëshmua se një pjesë e përbërje rezervë e policisë nuk është nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendhme. Është e qartë se një punë kaq të madhe duhet të ketë pasoja . ” [27] Akuza e hapur se legalizimi i formacioneve parmilitare “Luanët“, janë faktor i destabilizimit, u bë në dhjetor të v. 2001, nga ana e përfaqësuesve të OSBE-së dhe UE në Maqedoni.
5. Më 10 qershor Araçina, vendbanim dhjetë kilometra larg Shkupit, për herë të parë u pushtua nga ana e rreth 450 pjesëtarëve të UÇK-së, që deri atëherë ishte numri më i madh i njerëzve të angazhuar në një betejë. [28] Më 22 qershor filloi ofensiva e forcave maqedonase me helikopterë, tanksa dhe artileri të rëndë, e cila zgjati tri ditë. Sipas ministrit të atëhershëm të mbrojtjes V. Buçkovski, kjo vatër e krizës është hapur si rezultat i gërshetimeve të më shumë rrethanave. Në të vërtetë ushtarët e UÇK-së u përzien me gjashtë gjer më tetë mijë civilë nga rajoni Likovës e Kumanovës, të cilët iknin në drejtim të Araçinës dhe kështu, pa u vërejtur nga policia, hynë në qytet.
Sipas disa treguesve Araçina, për shkak të afërsisë me rafinerinë e naftës, aeroportin dhe magjistralën e internacionalizoi konfliktin, sepse midis të tjerash edhe misioni paqesor i Kosovës mund të rrezikohej.
Përdorimi i “forcës joproporcionale”, me shkatërrimin e vendbanimit dhe viktimave civile eventuale (sepse pjesa më e madhe e banorëve u larguan nga Araçina) nga ana e pushtetit qendror, nuk hasi në miratimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ende nuk janë sqaruar disa rrethana nga rasti “Araçinë“, por si dukt nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, pushteti në Maqedoni mori vendim që të ndalohet ofensiva në Araçinë, ndërsa pjesëtarët e UÇK-së të barten me ndihmën e NATO-s prej Arançine në fshatin Nikushtak. Më 26 qershor NATO-ja siguroi 26 autobusë dhe dy kamionë të shoqëruar me dy automjete policore, me të cilat pjesëtarët e UÇK-së me armët u transportuan jashtë Araçinës. Qytetarët e vendbanimeve përreth e bllokuan rrugën që të pengojnë transportin, por pas bisedimeve disa orëshe dramatike më në fund transporti kaloi.
Kjo shkaktoi mllef tek opinioni maqedonas, të cilit, pas të gjitha përjetimeve nënçmuese, i duhej fitorja. Në mbrëmje të 26 qershorit para ndërtesës së Parlamentit u tubua një numër i madh demonstuesish, të cilët e nxorën mllefin e tyre me krisma dhe thyerjen e dyqaneve përreth dhe i demoluan edhe lokalet e kuvendit. Sipas informatave të shtypit, demonstratat ishin organizuar nga simpatizuesit ekstremë të VMRO-DPMNE-së, bile ka pasur tentime për grushtshtet. Fakt është se tërë udhëheqësia shtetërore, me përjashtim të ministrit të punëve të brendshme ,u evakua nga ndërtesa e parlamentit.
Rreth disa ndërmarrjeve konkrete të bashkësisë ndërkombëtare në Araçinë ekzistojnë pikëpamje kontraverze, por nuk ka dilema se prej Araçine filloi internacionalizimi i krizës në Maqedoni. Këtë e pohoi edhe ministri i atëhershëm i mbrojtjes, V. Buçkovski, i cili deklaroi “… u dëshmua se bashkësia ndërkombëtare ka për qëllim të involvohet seriozisht në zgjidhjen e konfliktit” [29]
Pak para konfliktit luftarak në Araçinë dialogu politik mbeti i ngrirë më shumë se dy muaj, edhe pse qeveria dhe kryeministri premtuan se deri më 25 qershor, kur mbahej samiti në Luksemburg, do të lavdërohen me përparimin e dialogut politik. Shfrytëzimi i aksionit të ofensivës së madhe me ç’ rast shkatërrohej pasuria dhe rritej numri i viktimave civile gjithashtu ishte shkas me rëndësi për internacionalizimin e konfliktit. UE dhe NATO-ja, si dhe diplomatët e huaj në Shkup e dënuan përdorimin e “forcës tejmase” në Araçinë. Kjo çështje shikuar nga aspekti i bashkësisë ndërkombëtare ishte rruga drejt luftës së sigurt qytetare. Qeverisë në Shkup edhe para rastit të Araçinës i ishin drejtuar kritika nga Brukseli dhe Uashingtoni, se nuk është në gjendje të ballafaqohet me krizën. Brukseli ia bëri me dije Shkupit, se marrëveshjen e stabilizimit dhe asociacionit që është me interes vital për të gjithë në Maqedoni do ta ngrijë dhe se do t’i ndërpresë mjetet e paktit të stabilitetit. Disa ditë para fillimit të luftimeve në Araçinë, për vizitë në Shkup arriti sekretari i përgjithshëm i NATO-s, XH. Robertson, i cili pati bisedime me kreun politik maqedonas. Sipas ambasadorit D. Spekhard, Robertsoni ka premtuar se NATO-ja do të ndihmojë në gjetjen e daljes nga situata, [30] por, si duket,, disa rryma në pushtet dëshironin ta shfrytëzojnë situatën. Nuk është krejt e qartë a ka ekzistuar marrëveshje midis ministrave të punëve të brendshme dhe të mbrojtjes, por kryetari Trajkovski merr vendim për ta sulmuar Araçinën me ushtrinë e policinë nën një komandë të bashkuar. Vendimit i paraprinin edhe bisedimet politike të dështuara midis liderëve politikë të vendit.
Nga pikëpmja e bashkësisë ndërkombëtare, fitorja luftarake eventuale e pushtetit qendror në Araçinë, do të shkonte më gjatë nga tri ditët e parapara dhe do të shkaktonte shkatërrime dhe thellimin e pakënaqësisë te bashkësia shqiptare. Kjo gjë mund ta shtynte dialogun politik dhe ta zgjatte luftën, gjë që ekonomikisht dhe në çfardo mënyre tjetër do ta çonte Maqedoninë në kaos dhe skamje dhe do ta zgjatte konfliktin etnik. Kjo “fitore” nuk ishte e domosdoshme dhe bashkësia ndërkombëtare u angazhua që ta zhbllokojë Araçinën përmes rrugës së bisedimeve. Kështu bashkësia ndërkombëtare tregoi gatishmëri më të madhe që të marrë pjesë në zgjidhjen e krizës. Së shpejti në Maqedoni arriti përfaqësuesi special F. Leotar, i cili në mënyrë aktive merrte pjesë në emër të UE, si palë e tretë në bisedimet midis përfaqësuesve politikë të maqedonasve dhe shqiptarëve. Bashkësia ndërkombëtare mori obligim që të zbatojë atë që janë marrë vesh dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë, NATO-ja obligohet që në mënyrë vullnetare t’i grumbullojë armët e dorëzuara të UÇK-së. Bashkësia ndërkombëtare u bë pjesë e zgjidhjes.
Edhe pse shikuar nga perspektiva e sotme, bashkësia ndërkombëtare veproi në mënyrë të drejtë që e ndaloi ofensivën e pushtetit qendror në Araçinë, është për të ardhur keq që pothuajse askush në Maqedon, as edhe ato rryma politike në pushtet, të cilat angazhoheshin për dialog politik, nuk ishin të gatshme për lëshime aq të mëdha që u bënë në Marrëveshjen kornizë në Ohër. Në korrik, duke e komentuar këtë ngjarje të rëndësishme rreth Araçinës, ministri i atëhershëm i mbrojtjes V. Buçkovski, ende mbante shpresë se sjellja e atëhershme e LSDM-së gjatë krizës do të shpërblehet në mënyrë përkatëse nga ana e bashkësisë ndërkombëtare: “Në këtë moment pohoj se pozita e partive politike të shqiptarëve është shumë më e keqe se pozita e partive maqedonase, tha ai. Këtu, para së gjithash, mendoj për pozitën e Arbër Xhaferit…
Unë nuk besoj se ai, edhe më tutje angazhohet për një shtet binacional dhe demokraci konsensuale, do të ketë përkrahjen e mediatorëve dhe ekspertëve, të cilët do të përfshihen në bisedimet. [31] Ndodhi që me pjesëmarrjen e bashkëbiseduesve ndërkombëtarë F. Leotar, XH. Perdju dhe ekspertëve si R. Badanter, më 13 tetor të nënshkruhet Marrëveshja kornizë, me të cilën në një masë të madhe hiqet dorë nga koncepti që në Maqedoni si shtet kombëtar (unitar) të aplikohet mënyra konsenuale e marrjes së vendimeve në parlament. Siç komentonte ambasadori Piter Fejt, shqiptarëve u shkoi për dore që ta internacionalizojnë konfliktin dhe t’i sjellin në Maqedoni përfaqësuesit ndërkombëtarë e ky edhe ishte qëllimi i tyre. Maqedonasit e lëshuan iniciativën për shkak se gjatë dhjetë vjetëve pushtet nuk donin të bisedojnë për ndrryshime kushtetuese. U ndërtua një kult ndaj konceptit qytetar, të cilin shqiptarët etnikë e ndjenin si mënyrë për majorizimin e tyre.
Kriza dhe faktori ndërkombëtar. Politika e Bullgarisë
“ Me të vërtetë, përveç katër shqiptarë dhe dy maqedonëve, pjesëtarë të policisë ushtarake, dje, i tërë parlamenti i dënoi grupet e armatosura ekstremiste” dhe kërkoi ndihmë luftarake nga jashtë. Do të thotë kryengritësit që luftojnë në shpatijet mb Tetovë janë pakicë. Shikuar kështu ,nuk do të thotë se një numër i madh i shqiptarëve të Maqedonisë nuk i përkrahin qëllimet e tyre…, komentoi gazetari i Gardian (txe Guardian), më 19 mars, 2001. Kjo qe një vërejtje krejtësisht e saktë, sepse disa ditë më vonë, lideri i PDSH-së, A. Xhaferi, pohoi për “Zidojçe Cajtung”: “Nuk kam asgjë kundër idealeve të UÇK-së, por nuk i arsyetoj mjetet e tyre për realizimin e kërkesave. Pak më vonë, njëri nga anëtarët e udhëheqësisë së partisë opozitare të shqiptarëve etnikë, PPD-së, M. Nesimi në intervistën për “Aktuel” (18 maj,2001) pohoi: “Intimisht ndoshta të gjithë shqiptarët e përkrahin UÇK-në dhe janë me të. Të gjitha deklaratat e tjera janë demagogji e vërtetë dhe t’i mbyllësh sytë para tyre…”
Në fillim të krizës bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë të vendosur dhe me fjalë shumë të ashpra e dënoi ekstremizmin e guerilës së armatosur shqiptare, edhe pse nuk ndërmori hapa për një angazhim luftarak për krizën, siç e bëri këtë në Kosovë, ku në vitin 1999 regjimi i S. Millosheviqit shkaktoi katastrofë humanitare. Më 23 mars Këshilli i Sigurimit i KB miratoi rezolutën, me të cilën në mënyrë të ashpër dënoi dhunën e ekstremistëve shqiptarë në Maqedoni dhe në Jugosllavi dhe kërkoi “që t’i dorëzojnë armët dhe të kthehen nëpër shtëpitë e tyre”.
Politika e bashkësisë ndërkombëtare gjatë kësaj kohe u kufizua në dënimin verbal të ekstremizmit dhe i bëri thirrje KFOR-it të vazhdojë ta pengojë lëvizjen e paautorizuar të dërgesave ilegale të armëve përmes kufijve në rajon. Me Rezolutën, gjithashtu, iu bë thirrje liderëve të bashkësisë së shqiptarëve etnikë që publikisht ta dënojnë dhunën dhe jotolerancën etnike dhe të shfrytëzojnë ndikimin e vet për sigurimin e paqes. Me këtë rezolutë, bashkësia ndërkomëtare mbeti idhtare e integritetit dhe sovranitetit territorial të Maqedonisë dhe i bëri thirrje Shqipërisë që t’i izolojë ekstremistët.
Më 22 mars, Havier Solana, Ana Lind dhe Kris Paten arritën në Shkup. Konflikti i guerilës së armatosur shqiptare me pushtetin qendror filloi të eskalojë, u hapën edhe disa vatra të krizës nëpër fshatra të banuara me shqiptarë etnikë, një polic u plagos rëndë, ndërsa një polic tjetër u vra në qendër të Shkupit. Sipas raporteve të gazetave të përditshme, armata maqedonase përgatitej për ofensivë, e cila nën presionin e përfaqësuesve të lartë të UE u shtuy.
Strategjia e UE, sa i takon krizës së marsit, dënonte ekstremistët e armatosur shqiptarë etnikë në Maqedoni, të cilë mund të shkaktonin reaksion ekstrem në pushtet e me këtë thellimin e konfliktit dhe të viktimave civile. Nga pushteti në Shkup pritej përgjigje e kontrolluar ushtarake, ndërsa ndaj liderëve të shqiptarëve të Kosovës bëhej presion ndërkombëtar që ta dënojnë ekstrimizmin. Në të njëjtën kohë u rrit aftësia e KFOR-it për pengimin e infiltrimit të ekstremistëve nëpërmjet të kufirit midis Kosovës e Maqedonisë.
Njëkohësisht, bashkësia ndërkombëtare kërkoi që të fillojnë bisedimet midis maqedonasve dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Në fillim të krizës gjatë vizitës që ia bëri Shkupit, H. Solana në konferencën e shtypit që e mbajti në Shkup [32] sërish kërkoi që sa më shpejt të fillojnë bisedimet midis përfqësuesve politikë legjitimë maqedonas dhe të partive politike shqiptare, me ç’rast premtoi ndihmë ekonomike dhe politike për reforma, të cilat do t’i ndihmojnë Maqedonisë që më shpejt të bëhet anëtare e UE. Dërgimi i forcve luftarake të NATO-s u përjashtua si opcion, të cilin e pohojnë edhe fjalët e komandantit të forcave të armatosura të bashkuara të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Xhozef Ralston para Komisionit të ndarjes së mjeteve për mbrojtjen e Senatit amerikan tha se konflikti në Maqedoni është problem politik e jo luftarak dhe se nuk duhet të dërgohen forca ushtarake të Aleansës. Ai deklaroi sa i takon këtij konflikti, Aleanca duhet të veprojë në mënyrë objektive.Sipas një përfaqësuesi tjetër të NATO-s, qeveria në Shkup nuk ka kërkuar “diçka të këtillë nga NATO-ja brenda vendit” [33]
Në këtë dënim u përfshi edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës me Deklaratën, në të cilën njëkohësisht i përkrah të gjitha përpjekjet e organizatave relevante ndërkombëtare për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike, forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Komiteti në këtë Deklaratë e përsëriti qëndrimin e vet objektiv për moscënimin e kufijve të njohur nga ana ndërkombëtare dhe për sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.
Në prill, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Robertsoni, pas vizitës që ia bëri Shkupit, e vërtetoi politikën e proporcionalitetit, të cilën e përfaqëson aleanca, si të pranushme, sepse do të shmangen epshet e rrezikshme dhe hakmarrja si dhe cikli i ri i ngjarjeve, ndërsa Stejt Departamenti e përshëndeti fillimin e dialogut midis liderëve të partive politike maqedonase dhe shqiptare “për arritjen e koncensuzit të gjerë dhe përparimin e marrëdhënieve ndëretnike [34] , ndërkaq sekretari i SHBA-ës, Kolin Pauel paralajmëroi se do ta vizitojë Shkupin. Me qëllim që ta vemendjen nga konflikti ta kthejnë nga ardhmëria, UE i ftoi të gjithë liderët e partive politike të Maqedonisë që ta nënshkruajnë Marrëveshjen për stabilizim dhe asociacion me Unionin Evropian, të paraparë për 9 prill.
Në kontekst të politikës së bashkësisë ndërkombëtare duhet thënë se Bullgaria e ndiqte plotësisht politikën e jashtme të UE. Duke pasur si përparësi kombëtare anëtarësimin e vet në Union, personalitetet zyrtare bullgare “i ftohën” të gjitha shpresat e nacionalistëve maqedonas, për zgjidhjen luftarake të konfliktit, që Bullgaria duhej ta përkrahte. Kryeministri bullgar Ivan Kostov, më 1 prill në Svilengrad i bëri thirrje udhëheqësisë maqedonase të fillojë bisedimet, sepse në të kundërtën qeveria në koalicion pret të shpërbëhet dhe kriza të dalë nga kontrolli. “I bëj thirrje qeverisë së Maqedonisë, tha Kostovi, të mos manipulohet nga këshillat për përdorimin e forcës për zgjidhjen e konfliktit, sepse kjo do të thotë futje në konflikt etnik e dihet se asnjë qeveri nuk ka fituar në konflikt të këtillë, deklaroi ai, sipas gazetës “Dnevnik” të 1 prillit të v. 2001.
Në qershor, kur kriza arriti kulmin e vet, ndërsa numri i viktimave në radhët e ushtarëve, policëve dhe banorëve civilë u rrit, në bisedime u përfshinë ambasadorët e NATO-s, SHBA-së dhe UE-së, Ajf, Ajnik dhe Dikinsoni (ambasadori i Anglisë i cili e përfaqësonte UE-në). Në të njëjtën kohë, ambasadori Piter Fejt mbante kontakte me përfaqësuesin politik të UÇK-së, Ali Ahmetin, me qëllim që të pacifizohet konflikti i armatosur, të binden udhëheqësit e UÇK-së për shpërndarjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve.
Veprimet luftarake të ushtrisë dhe policisë së Maqedonisë në rrethin e Likovës së Kumanovës shkaktuan destruksion shumë të madh të pronës që bashkësia ndërkombëtare nuk e lejonte ndërsa fakti se guerila i shfrytëzonte fshatrat për vendojen e vet, nuk ndihmoi shumë. Ende kishte shpresë se me marrëveshje politike në kuadër të unitetit të shtetit maqedonas mund të pengohet lufta qytetaree, e cila kërcnohej seriozisht. Midis përfaqësuesve politikë të Perëndimit ekzistonte bindja se me një proces demokratik, duhet të bëhet diçka për shqiptarët, që të izolohen ekstremistët. Mendohej për atë se nëse gjendet mënyrë që t’u jepen shqiptarëve të drejta të barabarta, ata të ndjehen në shtëpi të tyre në Maqedoni e cila është edhe atdheu i tyre, do të zvogëlohen gjasat e UÇK-së së armatosur. Është shumë me rëndësi që të kuptohet roli i bashkësisë ndërkombëtare gjatë kësaj krize, të kuptohet se kjo bashkësi, konsideronte se një pjesë e kërkesave të shqiptarëve etnikë janë legjitime. Ndërkaq, bisedimet e qershorit midis liderëve të vendit me ndërmjetësimin e ambasadorëve Ajf, Ajnik dhe Dikinson dështuan, me çka u dha sinjali se bashkësia ndërkombëtare dhe NATO-ja do të detyrohen të investojnë më shumë në zgjidhjen e krizës. Partitë politike shqiptare në këto bisedime dolën me kërkesë, të cilën maqedonasit etnikë e interpretonin si të rrezikshme për integritetin territorial të vendit. Këto ishin kërkesa për rregullimin federativ, parlamentin dydhomësh dhe të drejtën e vetos; Shqiptar-nënkryetar shteti me të drejtë të vetos; përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare dhe pushtet të fortë vendor.
Përleshja luftarake në Araçinë tregoi se konflikti po merrte përmasa serioze, se mund të eskalojë edhe më shumë dhe se është momenti i fundit që të “hyjë“ bashkësia ndërkombëtare në këtë konflikt si pjesë e zgjidhjes: bisedime politike me ndërmejtësimin e Perëndimit dhe çarmatimi vullentar i UÇK-së nga ana e NATO-s dhe shprndarja e saj. Ndërmjetësuesit në bisedime F. Leotar dhe XH. Pardju i zhvillonin bisedimet me të dy palët në konflikt, në bazë të dokumentit profesional ,të cilin e prezentoi juristi i njohur francez Rober Badanter. Në fillim të korrikut, Leotari dhe Perdju propozuan Dokumentin kornizë për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore në Maqedoni. Në këtë dokument u përcaktuan disa parime themelore: të hidhet poshtë tërësisht dhe pa kusht përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike; të garantohet sovraniteti dhe integriteti i unitetit territorial të Maqedonisë; karakteri multietnik i shtetit duhet të gjejë shprehje në jetën publike dhe në institucione; zhvillimi i decentrlizimit të pushtetit, zhvillimi i vetëqeverisjes vendore në harmonizim me Kartën e Evropës për vetëqeverisje vendore; përfshirja e barabartë e bashkësive nacionale në administrimin publik; e drejta e pakicave në veto kur vendoset për interesat e kulturave dhe gjuhëve të pakicave dhe kur nxirret ligji për vetëqeverisje vendore dhe kufijtë komunalë etj.
Në të njëjtën kohë sfida politike e UÇK-së, Ali Ahmeti u paraqit me kërkesa edhe më të mëdha, të cilat mund ta cënonin parimin e unitetit të shtetit, por këto nuk u miratuan. Ai për “Figaron” (sipas “Utrinski Vesnikut” të 10 korrikut), deklaroi se kriza mund të tejkalohet me zgjidhje konfederale të shtetit. Modeli federal që e mbrojmë është modeli i Zvicrës oe i Belgjikës, deklaroi Ahmeti. Sipas fjalëve të tij, ndarja e Maqedonisë kurrnjëherë nuk ka qenë pjesë e platformës së UÇK-së.
Sa i takon platformës politike të partive politike legale të hqiptarëve të Maqedonisë, kjo nuk ndryshon shumë nga ajo e UÇK-së. Në v. 1998 në librin “Sfidë për demokracinë në shtetet multietnike, A. Xhaferi e eksponoi programin e vet dhe programin e PDSH-së sa u takon ndryshimeve që i pret. Këtu ai e prezentoi të drejtën e përgjegjësisë, të vetëvendosje, përkatësisht të autonomisë politike-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni; sistem dykombësh dhe multikulturor, formacion shtetëror për bashkësinë shqiptare; përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve të tjera; parlament dydhomësh, lirinë e lëvizjes së popullit shqiptar, ideve, pasurisë, nëpër territoret shqiptare etj. Kjo marrëveshje, shkruan A. Xhaferi, nuk kërkon ndryshimin e kufijve dhe nuk përzihet në interesat shtetërore dhe kombëtare të sllavo- maqedonasve (sipas “Makedonija denes” të 23 marsit të v. 2001). Gjatë krizës më 23 mars në “Zidojçe Cajtung” Xhaferi theksoi se nuk e di se ç’kërkon UÇK-ja, por se ai angazhohet për një “demokraci konsensuale që edhe shqiptarët të bëhen popull i njëjtë shtetëror”.
Partia e opozitës e shqiptarëve etnikë PPD-ja gjatë krizës doli pothuajse me kërkesa identike: gjuha shqipe të fitojë statusin e gjuhës shtetërore; decentralizimin e vetëqeverisjes vendore; të pengohet mbivotimi i përfaqësuesve shqiptarë në parlament; pjesëmarrje proporcionale të shqiptarëve në institucionet e sistemit; legalizimin e Universitetit të Tetovës etj.
Pas disa muajve dramatikë gjatë krizës në v. 2001, nën presion të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare e posaçërisht të SHBA-ve , të cilave shqiptarët u ishin borxhlinj për shkak të intervenimit të NATO-s në Kosovë, u nënshkrua Deklarata e Prizrenit. Me këtë, që të tre akterët e rëndësishëm politikë te shqiptarët etnikë, A. Xhaferi, Y.Ymeri dhe A. Ahmeti, i harmonizuan pozicionet. Në Deklaratë vërtetohet se nuk ka zgjidhje territoriale si dalje nga kriza; respektohet integriteti territorial i Maqedonisë, prandaj kërkohet ndryshimi i karakterit të shtetit, kërkohet garancia për të drejtat kolektive të bashkësisë shqiptare, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe i simboleve të tjera; decentralizimi i pushtetit dhe e drejta e vetos. Mediumet në gjuhën maqedonase dhe opinioni reaguan me një moskuptim të plotë dhe me një qëndrim unik për refuzimin e deklaratës, e cila e shtyri paqen edhe për disa muaj.
Disa mësime nga kriza
Çka e dallon nacionalizmin ekstrem, malig ose agresiv nga patriotizmi dhe lidhshmëria me kombin, kur edhe njëri edhe tjetri dalin nga burimet më të thella të emocioneve njerëzore?
Në historinë më të re të Ballkanit, “nacionalizmin malig”, i pari e përshkroi diplomati dhe historiani amerikan Xhorxh Kenan, në hyrjen e Raportit Karnegi për shkaqet dhe rrjedhën e luftërave ballkanike nga gjysma e parë e shekullit të 20-të. Duke folur për shpërbërjen e Jugosllavisë, ai thotë se bëhet fjalë për kombe të cilat në një kohë të shkurtër fituan aq shumë - fituan pavarësinë dhe nuk dinë ku të ndalen. Shtetet e pavarura të posaformuara e ushqenin, e nxitnin, organizonin dhe në fund haptazi e përkrahnin kërkesën e bashkëqytetarëve të tyre nga ana tjetër e kufirit, duke sfiduar me këtë secesionizëm në fund edhe luftën dhe jostabilitetin në rajon. Autoritetet e tjera si Daniel Mojnihan(“Etniteti dhe politika ndërkombëtare”) ose Viliam Pfaf (“Tërbimi i kombeve”) kryesisht pajtohen me mendimin se “e drejta e shkëputjes”, e cila shkaktoi aq shumë kokëçarje dhe probleme në rajon më shumë është ëçshtje politike sesa çështje e së drejtës. Zbatimi, para së gjithash, varet nga fakti a thua vallë nuk do të shkaktojë jostabilitet rajonal ose ndërkombëtar.
Ndryshimin në nivel individual, midis nacionalizmit dhe patriotizmit patjetër duhet ta gjejë secili vetë. Kjo është çështje e edukatës, traditës, masës, sjelljes civilizuese dhe tolerancës, e cila imponon që të mbahet llogari për të tjerët, të mos cënohet tjetri, të tolerohet dhe të kuptohet gjendja e tjetrit… Por në nivel global, popujt e Jugosllavisë së dikurshme treguan se e humbin ndjenjën e masës. Politika dhe politikanët prekën në ndjenjat më të thella të njerëzve siç është identiteti dhe i përdorën për qëllime politike. Pakicat kombëtare, të cilat mbetën të jetojnë pas shpërbërjes së Jugosllavisë në kuadër të shteteve fqinje, e keqpërdorën të drejtën e tyre për vetëvendosje, duke shpallur mini-shtetet e tyre në shtet. Kjo në njëfarë kuptimi ishte reaksion i provokuar i egoizmit nacional i shumicës në shtetet e pavarura të posaformuara, të cilat nuk kishin shumë shqisa për frikën, për brengosjen ose për të drejtat e pakicës së vet. Kështu u shpërbë Jugosllavia para dhjetë vjetësh e tani e njëjta, por, për fat, me një vëllim më të vogël dhe me një intensitet më të vogël u përsërit në Maqedoni. Problemet sociale të cilat e tronditën Maqedoninë dhjetë vjet, mosefikasiteti dhe korrupsioni i shtetit kontribuan, që revolta sociale të marrë forma etnike. [35] Kur konflikti i egoizmit kombëtar i shumicës dhe rritja e nacionalizmit agresiv i pakicës kërcnohet se do ta vërë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit reagimi i parë i çdo pushteti është të përpiqet që me forcë luftarake ta kthejë sovranitetin mbi territorin kontestues. Në konfliktin etnik vështirë mund të pritet vetëm zgjidhja meluftë, sepse kjo çon me kohë te solidarizimi i grupit dhe nëse mungon mrrëveshja politike e liderëve lokalë, kriza komplikohet. Zakonisht shkaktohen përçarje të më shumë rrymave politike, të cilat akuzojnë njëra tjetrën për mosukses.
Zakonisht problemi me kohë çon në zgjedhjen midis luftës qytetare ose paqes: njëra rrymë në pushtet nuk është për bisedime përderisa nuk mposhten ushtarakisht kryengritësit, ndërsa rryma tjetër mund të preferojë aksion paralel: ushtarak dhe diplomatik. Konflikti në strukturën e pushtetmbajtësve zgjerohet në tërë shoqërinë dhe ajo jeton nën ethe. Bëhet homogjenizimi sipas vijës etnike, ndërsa zërat e matur për mirëkuptim, kanë heshtur ose janë margjinalizuar krejtësisht. Kriza në Maqedoni lart-poshtë e ndjek këtë model të njohur të konflikteve të ngjashme. [36] Prej momentit kur disa gazetarë të A1, ishin të robëruar nga pjesëtarët e armatosur të UÇK-së në f. Tanushë, më 13 shkurt të v. 2001, dhe u mbajtën deri sa u zhvilluan luftimet në Araçinë (prej 10 deri më 24 qershor, 2001), ekzistonte kërcënim serioz se kriza do të rritet në luftë qytetare. Humbja e territoreve dhe viktimave midis pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë e radikalizuan shoqërinë. [37] Shumica reagon me një shkallë të lartë të homogjenizimit etnik, ndërsa pakica heq dorë nga lojaliteti i vet ndaj shtetit në të cilin jeton. Përdorimi i forcës nga pushteti qendror solli shkatërrimin e pasurisë dhe viktima në civilë, gjë që rriti revoltën e pakicës, ndërsa dështimi i dilogut politik i amnestoi metodat e dhunshme për zgjidhjen e problemit. Në mars, gazetarë të mediumeve të huaja informojë se për “fshatarët dhe për luftëtarët e UÇK-së kjo është luftë vetëmbrojtëse, e cila filloi, sepse një ditë forcat maqedonase shkuan shumë larg. [38] Sipas verzionit të ministrit të tanishëm të mbrojtjes, i cili atëherë ishte anëtar i Këshillit të Sigurimit Shtetëror, pasi nuk u shfrytëzua rasti që“terroristët” të mposhten me luftë, “ata zbritën nëpër vendbanime dhe rreth vetes grumbulluan një masë të madhe banorësh, të cilët pastaj u shndërruan në kryengritës romantikë të orientuar për dofarë të drejtash njerëzore…” [39]
Politikanë, gazetarë, shkrimtarë, profesorë të kombit maqedos u ngritën në mbrojtjen e kauzës së vet kombëtare. Tanimë ishim dëshmitarë të një homogjenizmi të ngjashëm kombëtar te serbët, kroatët, boshnjakët etj. Por kjo asgjë nuk ndihmoi. Nëse kreatorët tanë të dalluar të opinionit publik diçka mësuan nga këto luftra, është ajo që sa më me shkathësi ta zhvillojnë propgandën luftarake, në emër të kauzës së vet. Përmes mediumeve në gjuhën maqedonase (këtu nuk mund të flas për ato në gjuhën shqipe, sepse nuk i kam ndjekur sistematikisht) shpërtheu një sasi e paparë e cinizmit, mostolerancës, pasigurisë së fjalës, urrejtjes, nxitjes së konfliktit. U nxit disponimi shpirtlig “sa për të keq aq për të mirë“, që të dëshmohet se nuk mund të jetojmë bashkë. Qeveria dhe mediumet prodhuan një bashkëveprim për disponim antishqiptar dhe antiperëndimor. [40] “Homogjenizimi etnik e mbylli hapësirën e mendimit alternativ dhe të opcionit të politikës së matur, kështu që në opinion u”lëshuan” vetë analiza të cilat çonin në favor të forcimit të karakterit unitar të shtetit (të quajtur “qytetar”) dhe në favor të politikës së “dorës së fortë“. Në rrethana të këtilla dominonte vlerësimi se kriza është “importuar prej Kosove dhe se “esktremistët” nuk kanë përkrahjen e banorëve vendas, gjë që u tregua si e pasaktë. Opinioni mbeti i papërgatitur ndaj ndryshimeve dramatike që vijuan me nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë, i ndjenë si të imponuara dhe reagoi dhemshëm në lëndimin e dinjitetit të vet kombëtar.
Kur shoqëria do të hemogjenizohet në dy grupe etnike armiqësore, ndërsa liderët e vendit nuk janë në gjendje të arrijnë kompromis, është shumë e sigurt se konflikti do të zgjerohet në lutë qytetare. Kriza e sigurisë në Maqedoni në qershor hyri në zenitin e vet dhe u kërcënua se do t’i cënojë përpjekjet paqesore të bashkësisë ndërkombëtare të Kosovës, do të shkaktojë valë të re refugjatësh, bile edhe konflikt rajonal. Gjërësia e veprimeve luftarake dhe angazhimi i një numri të madh personash të uniformuar në Araçinë ishte momenti vendimtar. Bashkësia ndërkombëtare hyri në konfliktin si pjesë e zgjidhjes së tij. Nënkuptohet kjo do të ishte vështirë nëse midis vetë liderëve politikë të vendit, nuk mbisundonte ndjenja e përgjegjësisë për paqe. Gjatë kulmit të krizësu u shkaktua përçarje midis partive politike në pushtet rreth zgjidhjes dhe kjo ndihmoi. Ata që ishin më të matur kërkonin përmbajtje nga përdorimi i forcës së madhe dhe dialog politik, ndërsa opcioni tjetër, të cilin e përfaqësonte kryeministri dhe njerëzit e tij kërkonte që të përdoret tërë forca luftrake e pastaj të imponohet zgjidhja politike. Në fund ata u detyruan që të pajtohen për marrëveshje. Bashkësia ndërkombëtare e përkrahu opcionin e matur dhe ofroi ndërmjetësimin dhe garancinë për zbatimin e marrëveshjes politike për një zhvillim të qetë demokratik.
Marrëveshja Kornizë, e nënshkruar në Ohër më 13 gusht të v. 2001, gjithsesi paraqet kompromis. Do të thotë secili hoqi dorë nga një pjesë e kërkesave të tyre. Shqiptarët, siç tha Pitar Fejt, njeriu i cili në emër të Aleancës bisedonte me UÇK-në, i arriti qëllimet e veta: imponuan ndryshime kushtetuese dhe e sollën NATO-n në Maqedoni. [41] Nacionalistët maqedonas me këtë morën një shuplakë të madhe. Nga ana tjetër, ata pranuan integritetin dhe sovranitetin territorial dhe tërësinë e Maqedonisë. UÇK-ja u obligu që vullentarisht t’i dorëzojë armët dhe të çarmatoset. Pala maqedonase u detyrua të pajtohet me ndryshimet e dhembshme që të pengojë dezintegrimin përmes konfliktit brutal. Megjithatë qytetarët nuk ishin të përgatitur për atë që do të vendoset në fund dhe në mënyrë të ashpër reaguan në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Ndryshimet më të rëndësishme në marrëveshje kanë të bëjnë me: të drejtën e të vetos të shqiptarëve në parlament; decentralizimin e pushtetit; përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në shtet dhe përfshirjen e drejtë të bashkësive etnike në organet e pushtetit dhe në administratën publike. Bashkësia ndërkombëtare tregoi se vendosmërisht mund të intervenojë para se të shpërthejë lufta qytetare, duke investuar të holla dhe diplomaci që të kompenzojë mungesën e sigurimit të Maqedonisë.
Ndërkaq, siç tha shumë bukur, me shumë mirëkuptim dhe keqardhie, ndërmjetësuesi në bisedime Fransoa Leotar për “Utrinski vesnik” (të 27 shtatorit të v. 2001), “marrëveshja në letër nuk është e mjaftueshme që të mund të jetojnë së bashku, pa marrë parasysh ndryshim, të cilat i dallojnë dhe i veçojnë. Veprat patjetër duhet të pasojnë pas fjalëve”. Në këtë qëndron vështirësia. Lufta e thelloi mosbesimin dhe mosdurimin midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Hapat e parë drejt “veprave” janë të mundimshme, të pakëndshme, të vështira me shumë luhatje dhe opstuksione.Mungon dëshira e mirë, por nuk ka rrugë tjetër, përveç mjerimit të sërishëm, në të cilën çon çdo konflik luftarak. Njëra nga pasojat e mundshme të këtij tërrmeti polik është forcimi i vetëdijes kombëtre te shqiptarët etnikë e si reaksion i kësaj do të shfaqet te maqedonasit nevoja e forcimit të identitetit të tyre kombëtar vetiak. Kjo do të jetë e dhembshme dhe patjetër do të ketë ndikim edhe në procesin politik. Edhe pse e pritur me thikë nga disa piktorë dhe kritikë të artit figurativë si “ekspozitë pesëparëshe, e gërshetuar me afinitet partiak”, ekspozitë e Rodolub Anastasovit, “ Ikonostasi maqedonas i 12 apostujve të VMRO-së pa dyshim është njëra nga shenjat se tek tani hapen çështjet kontestuese të historisë dhe identitetit maqedonas. [42]
Endnotes
[1] Marrëveshjen kornizë e nënshkruan liderët e dy partive më të mëdha politike të maqedonasve dhe të dy partive politike të shqiptarëve në Maqedoni: Lubço Georgievski (VMRO –DPMNE), Branko Cërvenkovski ( LSDM), Arbër Xhaferi (PDSH) dhe Ymer Ymeri (PPD).
[2] Aftësia për të intervenuar me vendosmëri nuk nënkupton se në marrjen e vendimeve nuk ka pasur probleme. Në intervistën në “Forum”, më14.12.2001 ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Krejg Xenes thotë: “Nuk kam kurrfarë dyshimi se bashkësia ndërkombëtare bënte gabime.Edhe unë personalisht bëra disa gabime.Një prej gabimeve që u bënë është përshtypja që u fitua se bashkësia ndërkombëtare është ndonjë strukturë monolite e cila çdoherë di çka do dhe çka bën. Kurse në fakt bëhet fjalë për persona shumë të ndryshëm, të cilët e kanë prejardhjen prej dhjetra shtetesh të ndryshme, të cilat i kanë të njëjtat dobësi njerëzore si edhe njerëzit e këtushëm. Do të thotë nuk ka dyshim se ekzistonin gjëra që mund të bëheshin shumë më mirë…”
[3] “Dnevnik-u” i 26 tetorit i vitit 2oo1 i citon fjalët e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, XH. Robertson në debatin e aleansës me gazetarët e disa mediave maqedonas (pa gazetarë - shqiptarë): “Fëmijët nuk mund t’i ushqeni me Kushtetuta. Është koha prej Kushtetutës të kaloni në bukë e gjalpë“, ka thënë Robertson.
[4] Në “Utrinski vesnik” të 29 tetorit 2001, janë publikuar të dhëna se indeksi i varfërisë është rritur në 40%. Ai rritet edhe te personat me arsim sipëror dhe sipas të dhënave të vitit të kaluar, arriti 3,7% që është rritje prej 2,3% në krahasim me v. 1997. Në shtet ka 500 000 persona të varfër kurse rreth 77 000 familje janë shfrytëzues të ndihmës sociale në lartësi prej 1 700 denarësh, ose rreth 25 euro. Për shportën e shpenzimeve, në të cilën do të gjendeshin produktet themelore të jetës, një familje duhet të ndajë 11 000 denarë, kurse rroga mesatare është diku rreth 10 000 denarë. Suficiti i buxhetit ndërkohë u shndërrua në një deficit të madh prej 80 milionë denarë. Sipas deklaratave të N. Gruevskit, ministër i finansave në Qeverinë e L. Georgievskit, Z. Kërstevskit, zëvendëspremier në qeverinë e njëjtë dhe N. Nikollovskës, profesor, Konferenca Donatore për Maqedoninë së pari duhet ta mbulojë zbrastirën në bilansin e pagimit prej 80 milion dollarësh. Sipas Gruevskit, krahas kësaj, paratë nga Konferenca Donatore do të nevojiten për rikonstruimin e objekteve të dëmtuara dhe për implementimin e Marrëveshjes Kornizë ( “Aktuel”, 7 dhjetor, 2001).
[5] Në tekstin: “Maqedonia bëhet shtet i njerëzve të urritur”, të botuar në “Utrinski vesnik” më 14 dhjetor 2001, gazetarja A. Stefkovska publikon të dhëna zyrtare se indeksi i përgjithshëm përmbledhës i varfërisë relative në Maqedoni prej v.1997 deri më v.2000 sillet kështu: në v.1997 ai është 19,0 ; në v.1998 ai është 20,7; në v.1999 ai është 21,0 kurse në v.2000 ai është 22,3. Indeksi i thellësisë së varfërisë prej 4,6 në v.1997, në v.2000 arrin 6,0.
[6] Sipas deklaratës së këshilltarit të qeverisë , prof. Trajko Sllavevski, të botuar në “Utrinski vesnik” më 14 dhjetor 2001. Në “Dnevnik” më 20 shtator 2001, dr. Sllavevski publikon të dhëna se me reballansin e paradokoshëm të arkës shtetërore, Ministria e Mbrojtjes ka marrë, në vend të 123 milion marka të planifikuara, 317 milion marka më shumë ose 44o milion marka. Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila ka buxhet prej 147 milion marka, tanimë i është lejuar të harxhojë 267 milion marka, përkatësisht 120 milion marka mjete ekstra. Ai i kritikon këto ministri se janë sjellë në mënyrë shumë joracionale gjatë harxhimit të mjeteve.
[7] “Utrinski vesnik” 17-18 nëntor,2001, informon se parlamenti maqedonas në mbledhjen e vet më 16 nëntor, pas një debati trembëdjetëorësh, në orën një pas mesnate me 94 vota për dhe 13 kundër, i miratoi ndryshimet e Kushtetutës,të cilat dalin nga Marrëveshja Kornizë. Gazetarja e “Utrinski vesnikut” O. Vojnovska shkruan: “… vetë akti ishte larg rastit solemn. Përkundrazi, atmosfera në parlament dhe në sallën plenare, pa kurrfarë teprimi ishte e pikëllueshme. Ishte fare e qartë se deputetët nuk ishin aspak të kënaqur që i shtypën sustat e gjelbra, në të vërtetë shprehja e thartë e fytyrave të tyre fliste për atë se çfarë disponimi kanë. Disa nga deputetët në rreshtat e fundit, në momentin kur Trajkovski ( kryetari i shtetit) u paraqit në sallë, thërritën ua tradhtar!”.
Është indikative të shënohet se në paraqitjen vjetore të kryetarit Trajkovski, më 21 dhjetor të v. 2001 në Kuvend, salla ishte gjysmë e szbraazët. Gazetarja e “Utrinski vesnikut” O. Vojnovska konstaton se ka rënë në sy mungesa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së; se disa deputetë nga kjo parti i janë qeshur, i kanë hedhur fjalë dhe se në përgjithësi atmosfera në sallë ka qenë shumë e pakëndshme.
[8] Deklaratat e H. Solanës dhe XH. Robertsonit të transmetuara në “Utrinski vesnik” më 17 –18 nëntor të v. 2001.
[9] “E mundur, e plagosur, e turpëruar, Maqedonia përgatitet për zgjedhje…” e fillon komentin e tij kryeredaktori i gazetës ditore në gjuhën maqedonase me tirazh më të madh, “Dnevnik”, B. Gerovski. Thuajse në tërë shtypin në gjuhën maqedonase dominon ndjenja e njëjtë se maqedonasit përjetuan disfatë, turp, përulje.
Në gazetën e njëjtë, për shembull, jo vetëm në komentet e redaktorëve, por edhe në tekstet e informimit, nuk lëshohet mundësia të kumtohet mospajtimi i redaksisë me politikën e udhëheqësisë së shtetit dhe bashkësisë ndërkombëtare. (“ me shantazh të bashkësisë ndërkombëtare” është një nga shprehjet më të shpeshta).
Në kryeartikullin e “Aktuelit” (18 maj, 2001) redaktori J.Kërtolica e akuzoi NATO aleancën për anim: “njeriu i parë i NATO aleancës, në suazat e së cilës rritet edhe UÇK-ja (OVK) dhe lindi UÇK-ja (ONA)…”
[10] Para arritjes së misionit të NATO-s në Maqedoni: “@etva”, u krijua një disponim antiperëndimor dhe anti-NATO, dhe jo rastësisht një grup të rinjsh hodhën gurë në kolonën e ushtarëve të NATO-s, me ç’rast humbi jetën ushtari anglez Ian Kolins.
[11] Në tekstin: “Shqiptarët jetojnë më mirë në Maqedoni” të botuar në “Utrinski vesnik” më 31-1 prill të v.2001, gazetari G. Duvnjak paraqet më shumë të dhëna. Pjesëmarrja e policisë shqiptare në Maqedoni shënon trendin e rritjes. Në v. 1993 shqiptarë etnikë në administratë ka pasur 3%, ndërsa ky numër sot ka arritur afër 10%. Në Këshillin Gjyqësor Republikan, prej shtatë anëtarëve, dy janë shqiptarë. Në zgjedhjet e fundit vendore, prej 123 qendrave komunale, në 26 prefektët janë shqiptarë, dhe i madh është numri i këshillave komunale, në të cilat shumicën e përbëjnë këshilltarë të partive shqiptare.Në numrin e përgjithshëm të nxënësve të regjistruar në shkollat fillore në v. 2000-2001, 30,41% janë shqiptarë ose 77 479 nxënës, të cilët janë shpërndarë në 2 986 klasë. Në shkollat e mesme, numri i nxënësve shqiptarë është 15 302 ose 17%, të cilët mësojnë në 450 klasë. Në fakultetet e Maqedonisë, midis të tjerash në sajë të “diskriminimit pozitiv”, rritet numri i studentëve të kombësisë shqiptare e po kështu rritet edhe numri i gazetave, revistave dhe librave në gjuhën shqipe.
[12] Sipas “Aktuel” të datës 14 shtator të v. 2001, J. Dukovska në tekstin: “Dosja maqedonasit dhe shqiptarët“ shkruan se, sipas burimeve anonime, në v. 1990 në një takim që pati në Ohër kryetari i atëhershëm K. Gligorov me disa politikanë të atëhershëm shqiptarë të Maqedonisë u premtoi autonomi kulturore, por se premtimi kurrnjëherë nuk është përmendur. Vetë K. Gligorovi në memoaret e botuara, “Maqedonia është gjithçka që kemi” pohon se shqiptarët me këmbëngulje kanë insistuar që t’u caktohet në kushtetutë pozita “popull konstituiv” “duke shprehur pakënaqësinë posaçërisht për ato propozime të zgjidhjeve kushtetuese, të cilat për një shkallë ishin, të them kështu, nën nivelin e të mëparshmeve, posaçërisht të atyre të kushtetutave të v. 1974”.
[13] Në intervistën dhënë Aktuelit më 8 qershor të v. 2001, njëri nga pjesëmarrësit në krijimin e “Republikës së Iliridës”, Mithat Emini, deklaroi se kërkesa për një Autonomi territoriale politike të shqiptarëve në Maqedoni nuk ishte kërkesë për shkëputje, por kërkesë për barazi dhe përfshirjen e tyre më të mirë në sistemin e shtetit
“Të huajt dhe personat zyrtarë nga Tirana na thanë, “jo”, më tregoi shumë më vonë njëri nga kreatorët e “Iliridës”, i cili dëshiron të mbetet anonim.
[14] Policia e zbatoi vendimin e Gjyqit kushtetues, se ngritja e flamurit shqiptar në ndërtesën e komunës, është në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës së maqedonisë të vitit 1991.
[15] Gjatë një vizite në Tetovë gjatë krizës, Van Der Shtuli, komesari i lartë i të drejtave të pakicave në UE deklaroi se midis pjeëtarëve të UÇK-së ka shumë studentë të Universitetit joformal të Tetovës. Me një rast tjetër, Mithat Emini në intervistën dhënë Aktuelit të 8 qershorit të v. 2001, për krizën tha: “Unë këtu shoh në radhë të parë elemente të rebelimit, këta njerëz të rinj kryesisht janë të papunë, pa perspektivë, të dëshpëruar”.
Në intervistën dhënë Aktuelit të 18 majit të v. 2001 sekretari i paradokohshëm i Partisë së shqiptarëve etnikë, i PPD-së, Mahi Nesimi shkruan:”…konflikti i armatosur midis shqiptarëve dhe pushtetit maqedonas është shprehje e akumulimit të pakënaqësisë me dekada të tëra të shqiptarëve nga gjendja e tyre e përgjithshme. Paraqet shprehjen e pakënaqësisë, e cila buron nga zemra, nga thellësia e shpirtit. Kjo pakënaqësi është gjithpopullore…”.
[16] Në mbledhjen e Kuvendit Maqedonas më 18 mars u miratua deklarata, me të cilën u dënuan “grupet ekstremiste të armatosura”. Dënimi u përkrah jo vetëm nga PDSH-ja e A. Xhaferit, por edhe nga partia e opozitës shqiptare PPD-ja e Y.Ymerit.
[17] Në “Puls” të 9 marsit u botuan disa deklarata të përfaqësuesve të partive parlamentare. G. Spasov nga partia e LSDM-së u angazhua për një intervenim politik e luftarak në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. N. Ziberi i PPD-së u angazhua për zgjidhjen e krizës vetëm me mjete politike, dhe deklaroi se situata rreth Tanushës dramatizohet shumë.
M. Thaçi nga PDSH-ja deklaroi se në Maqedoni nuk ka pasur dhe se nuk do të ketë pastrim etnik
[18] “Utrinski vesnik” i 27 marsit, t ë v. 2001 e transmetoi këtë deklaratë të zëdhënëzit të qeverisë A.Miloshevski.
[19] Dr. Fërçkovski, ministër i mëparshëm i mbrojtjes dhe i punëve të brendshme, përkatësisht gjatë kësaj krize këshilltar i kryetarit, në Dnevnikun e 24-25 marsit shkruan:”Nëse ia thyejmë kurrizin kësaj vëllazërie kaçakësh… mund të bëhet më vështirë për shpartallimin e ekstremizmit milaterist shqiptar.. Me të vërtetë çka presim… Të gjithëve u duhet fitore e shpejtë… Por faza më e rëndësishme dhe më e pjekur politike pas fitores mbi terroristët duhet të jetë oferta politike për bisedime midis subjekteve politike në Maqedoni e jo midis planit ndëretnik.
20”Ushtria gjuan me topa, ndëra nga ana tjetër kanë vetëm plumba e ndoshta edhe granata” deklaroi Y.Ymeri, sipas “Utrinski vesnik” të 23 marsit, të v. 2001, tekst: “Liderët partiakë pas takimeve me treshin evropian”.
[21] Më 10/11 mars gazeta e përditshme “Makedonija denes” në tërë faqen e parë botoi:” Kjo më është luftë“. 24 orët e kaluara, njohton gazetari M. Gjurovski, u është dhënë grusht i rëndë forcave të armatosura maqedonase dhe policisë. Në linjën kufitare te Breza, Kodra Fura dhe Tanusha zhvillohet luftë… situata tanimë nuk mund të merret nën kontrollë edhe për shkak të shpërthimit të vatrës te fshati Brest, ekziston frika nga zgjerimi i konfliktit të armatosur përgjatë kufirit maqedono –jugosllav në drejtim të Kosovës. Udhëheqësia shtetërore është në panik”.
[22] Në intervistën dhënë “Dnevnikut” të 26 shtatorit të v. 2001, ambasadori francez në Maqedoni @ana Fransoa Teral deklaroi:”Kthesa u bë diku gjatë majit. Kjo ngjau kur si përgjigje e agresionit të jashtëm ushtria maqedonase u përgjigj me mjete të fuqishme luftarake, përkatësisht sulmoi fshatra që nuk janë të banuara me maqedonas.Sipas vlerëimeve tona, të cilat përputhen me vlerësimet e të tjerëve, prej atëherë përbërja e UÇK-së ishte: 25% njerëz nga jashtë, përkatësisht agresorë të jashtëm, ndërsa pjesën tjerë e përbënin shqiptarë të Maqedonisë, të cilët iu bashkuan UÇK-së“”
Këtë e pohon edhe ministri i tanishëm i mbrojtjes, dr. V. Popovski, i cili sipas “Utrinski vesnikut” të 15-16 dhjetorit deklaroi se për mossuksesin fajtor është dezertimi në ushtri në fillim të krizës e pastaj ishte vonë, sepse terroristët hynë në vendbanime të banuara dhe rreth vetes grumbulluan një masë të madhe të banorëve vendas, “ të cilët u shndërruan në kryengritës romantikë që kërkojnë një farëlloj të drejtash njerëzore”.
[23] “Është ndjenjë e përgjithshme, shkruan redaktorja e Aktuelit, J. Koçovska – Kërtolica, se Maqedonia ka qeveri të përbërë nga zori, nën shtypjen e armëve dhe bandave të UÇK-së, nën shtypjen e Uashingtonit dhe Brukselit dhe si rezultat i idesë së lindur në mënyrë shumë të çuditshme të kryeministrit, i cili gjojase i ka bindur të huajt se ka për qëllim të kërkojë të shpallë gjendje luftarake”. (Aktueli i 18 majit të v. 2001)
[24] Sipas ministrit të mbrojtjes Dr. V. Popovski në “Utrinski vesnik” të 15-16 dhjetorit të v. 2001
[25] Sipas “Aktuel” të 8 qerhorit të v. 2001 kryeministri Georgievski deklaroi: “ Frikësohem se pa kaluar as një muj, maqedonasit do të mendojnë se kjo nuk është ide kaq e keqe”. Për televizionin e A 1 akademiku Nikolla Klusev, anëtar i VMRO-DPMNE-së deklaroi se kreu politik me befasi të këndshme e pranoi idenë për këmbimin e njerëzve dhe territoreve dhe u pajtua që kjo të lansohet në opinion.
[26] Si karakteristikë e citojmë mendimin e Mithat Eminit, njërit nga liderët e PPD-së, për Aktuelin të 8 qershorit të v. 2001, se nëse dëshirojnë ata të ASHAM dhe mendimtarët e tyre të ndahen nga shqiptarët, “Shqiptarët kartën dhe ndarjen e tyre nuk do ta miratojnë“.
[27] “Aktuel”, i 31 gushtit, 2001. Në të njëjtën revistë të përjavshme të 31 gushtit, 2001 në tekstin “Dosje, paramilitarë në mënyrën maqedonase”, botohen të dhëna nga shërbimet e huaja informative për organizimin e formacioneve paramilitare, bërthamën e së cilës e përbënin ithtarë të VMRO-DPMNE-së. Në dhjetor në pres konferencën e OSBE-së dhe UE, shefat e misioneve K. Foler, K. Xenes dhe A. Lero, i bënë kritikë njësisë “Luanët“ si faktor i destabiliimit dhe si të “panevojshëm për sigurinë“. Ata kërkonin shpërbërjen ose largimin e formacionit të “Luanëve” nga vatrat e krizës.
[28] Në intervistën për “Zumin”, të 6 korrikut të v. 2001 këshilltari i të drejtave politike Xhorxh Robertson, ambasadori Daniel Spekhard, flet për një numër prej 450 “ekstremistë’” të UÇK-së “të organizuar mirë dhe të disiplinuar” në Araçinë.
[29] Sipas “Aktuel” të 29 qershorit, të v. 2001
[30] Intervistë dhënë “Zumit’, Daniel Spekhard, këshilltar i çështjeve politike i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Xorx Robertson.
[31] Intervistë me Vlado Buçkovskin dhënë“Aktuelit” të 29 qershorit, të v. 2001
[32] “Utrinski vesnik” me koment: se kjo ishte vizitë - takim i Solanës me politikanët maqedonas vetëm brenda dhjetë ditësh (e martë,27 mars, v. 2001).
[33] Sipas “Dnevnikut” (“Nuk ka problem të shqiptarëve, por ka ekstremizëm shqiptar”) 23 mars 2001. Një përfaqësues anonim i NATO-s në Bruksel deklaroi lidhur me intervenimin luftarak të NATO-s në Maqedoni se qeveria në Shkup nuk e ka kërkuar këtë.
[34] Sipas “Utrinski vesnik” të 5 prillit të v. 2001
[35] “Maqedonasit ende nuk janë në gjendje të shkëputen nga e kaluara, bile edhe nga e tanishmja që të marrin rryshfet nga shqiptarët: për një letërnjoftim, një pasaportë, një çertifikatë të lindjes, por edhe të vdekjes, për të regjustruar një foshnje, për patent shoferi, për t’u regjistruar në fakultet, për t’u regjistruar në shkollë të mesme, për t’u operuar e për shumë çka …” shkruan Mahi Nesimi në intervistën dhënë “Aktuelit” të 18 majit të v. 2001.
[36] Ministri i mbrojtjes në kabinetin e shtatë të L. Georgievskit, Vllado Popovski, ndërkaq anëtar i denitanoshëm i Këshillit për Sigurim gjatë vizitës së paradokoshme në Kavadar e akuzoi ministrin e atëhershëm të mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm “për çakordim” në bashkëpunimin midis ushtrisë dhe policisë. Atëherë, sipas tij, Maqedonia nuk e ka shfrytëzuar vendosmërisht tërë kapacitetin e forcave mbrojtëse në kohën kur bashkësia ndërkombëtare e përkrahte qeverinë. Sipas vlerësimit të tij, bashkësia ndërkombëtare na ka dhënë dy-tre muaj që konflikti të zgjidhet me luftë, por shteti nuk u tregua i aftë që ta bëj këtë, për shkak të papërgatitjes dhe frikës së Ministrisë së mbrojtjes, ndërsa policia nuk mund të hynte vetë në aksion.Krahas kësaj V. Popovski i akuzoi 25o “shkorpionët,” përkatësisht pjesëtarët e kësaj njësie speciale, për dezertim për shkak “pothuajse tërësisht kanë fjetur gjatë krizës” përmes sistemit të raporteve mjekësore dhe kanë fshehur edhe një numër të madh profesionalistë të tjerë, të cilët një dekadë kanë marrë rrogë për mos dhashtë zoti, ndërsa kur mbaroi kriza, ata përsëri ishin në listën e rogave.Ai gjithashtu deklaroi se përleshja e ushtrisë me policinë gjatë kohës së qeverisë së kualicionit të gjerë, rreth mënyrës se si duhet përgjigjur krizës, është edhe një shkas më i madh për humbjen e territorit “spastrimin etnik të maqedonasve” prej atje.
[37] Vlerësohet se numri i përgjithshëm i viktimave nga të dy palët është rreth 200. Këto janë vlerësime të lira për palën shqiptare (UÇK-në), ndërsa në palën maqedonase deri në momentin e shkrimit të kësaj analize humbën jetën 63 pjesëtarë të forcave të sigurimit dhe 16 civilë. Deri në momentin e kulmit të krizës kishte afro 100 000 njerëz të shpërngulur.
[38] P. Vud BBS, në tekstin Shenja për eskalimin e mundshëm të dhunës”, të shpallur në “Makedonija denes”, 10/11 mars të v. 2001
[39] Sipas deklaratës së ministrit të mbrojtjes, dr. Vlado Popovskit, dhënë gjatë vizitës në Kavadar të shpallur në “Utrinski Vesnik”, dhjetor 2001.
[40] Këtu do të theksoj vetëm disa shembuj karakteristikë:Televizioni i A1-shit shkaktoi skandal me akuzën që ia bëri shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë se u jep të dhëna CIA-s, të cilat përfundojnë në duart e “terroristëve”.”Burimi” është një anëtar i Këshillit të
Mbrojtjes së Republikës, gjë që flet për konfliktin e konceptit brenda në këtë trup më të lartë të çështjeve të sigurimit. Skandali gjer më tani nuk fitoi epilogun, por shefi i Shtabit të përgjithshëm dha dorëheqje dhe e paditi A1.
Si shembull i dytë është “rasti i Araçinës”. Filloi në atë mënyrë që të gjitha gazetat ditore dhe shtëpitë televizive kumtuan “informatë“ se NATO_ja u ka ndihmuar “terroristëve “ që të tërhiqen nga Araçina, afër Shkupit, që të fshehin se në rradhët e UÇK-së 17 instruktorë janë amerikanë. Në këtë moment pushteti (portparolët e qeverisë, ushtrisë dhe policisë) nuk i përgënjeshtruan këto pohime. Këtë e bëri disa muaj më vonë, i njëjti zëdhënës i ushtrisë, i cili ndërkohë mori funksionin e këshilltarit të kryetarit të republikës).
Shembulli i tretë karakteristik është “informta” se: NATO-ja me helikopterë u lëshon armë “terroristëve”. Kjo “informatë“ gjithashtu nuk u përgënjeshtrua nga pushteti maqedonas, në momentin e kumtimit të saj, por shumë më vonë. (S. Pendarovski, këshilltar i kryetarit të republikës, në forumin: “Maqedonia dhe NATO-ja” në organizim të Klubit evroatlantik, përgënjeshtroi se ka pasur 17 këshilltarë amerikanë midis NATO-s në Araçinë si “barcoletë më të madhe”; pastaj për hudhjen kontejnerë UÇK-së nga NATO-ja tha: “është e jahtëzakonshme se si të gjithë besuan në epizodin e kontejnerëve…” (citat sipas “Utrinski vesnikut të 1-2 shtatorit” të v. 2001).
Në tekstin: “Diskutim për të vërtetën dhe hutitë e opinionit dhe politikanëve rreth NATO-s”, gazetarja e “Utrinski vesnikut” , (Utrinski vesnik i 1-2 shtatorit të v. 2001) i shënon dëshmitë e ministrit të atëhershëm të mbrojtjes nga LSDM-ja dr. Vlado Buçkovski se e ka lëshua toka nga turpi kur në parlamentin gjerman, ku ka qenë mysafi, ia kanë cituar deklaratat e zëdhënësit të qeverisë L. Georgievski rreth misionit të NATO-s në Maqedoni. “Dikush krijon mendimin se ushtarët e NATO-s janë armiq të Maqedonisë e pastaj mbi ta gjuajnë me gurë“. “Në këtë debat gjer tani të padëgjuar pro-NATO”, komenton gazetarja e Utrinski Vesnikut, këshilltari i kryetarit të Republikës, S. Pendarovski deklaroi se kredibiliteti i NATO-s në vend është rrezikuar si rezultat i manipulimit dhe informatave të pasakta, sepse “ në vend nuk ka politikan aq sa duhet i guximshëm, i cili do të dalë dhe të tregojë se NATO-ja është miku ynë e jo armiku”
[41] “Dnevniku’ i 26 tetorit të v. 2001 i transmeton fjalët e P. Fejtit: “Ata nuk kanë më se ç’të kërkojnë. Këtë ma tha Ahmeti, i cili ju (maqedonasve) u bëri të dukeni keq. Shqiptarët u qeshën kur panë se me çfarë problemesh ballafaqohen Stojan Andovi dhe politikanët e tjerë…”
[42] Piktori Rodolub Anastasov në njërën nga intervistat e veta me rastin e ekspozitës i ka pikturuar portretet e të inkriminuarve Todor Aleksandrov dhe Vanço Mihajllov, sepse kanë luftuar për Maqedoninë e mëvetësishme dhe të bashkuar si Goce Dellçevi, Pere Gjorçe Petrov “apostuj” të VMRO-së dhe se është i nevojshëm pajtimi kombëtar. Në këtë deklaratë reagoi historiani Ivan Kantarxhiev se nuk mund të ketë pajtim kombëtar midis vrasësve dhe viktimave. (Radio Dojçe Vele 2 dhjetor 2001).