Sfidat e shpeshta ne implementimin e Marreveshjeve paqesore Brenda shtetit: Resistenca e autoriteteve shteterore
1. Hyrje
Qyteti imperial ka bere perpjekje te imponoj ne ceshtjet nacionale jo vetm per zgjidhjen e tyre,por gjuha e e tij si lidhje e paqes….por sa shume luftera te medha duhet te ndodhin, sa shume therje dhe gjakderdhje ka bere kjo bashkesi.
Shen Agustini, qyteti I Zotit.
Qe nga fundi I luftes se ftohte shume konflikte ne mbare boten kan ndodhur Brenda shteteve, dhe ne te shumten e rasteve jane shprehur perms mobilizimit gropor apo etnik me fyerje.Disa nga konfliktet me massive dhe me te shtrejta ne aspektin human kane perfshire konfliktet e gjata brendashteterore si ne Sri Lanka dhe Sudan, si dhe perpjekjet per genocid ne hapsiren e liqejve te medhej ne Afriken Qendrore.
Ky material do te hulumtoj ceshtjet e perseritura te implementimit qe qarte kane qene ne dem te implementimit efektiv te mareveshjeve paqsore perfshire renditjet autonome. Ne studimin e bere ne 30 shtete ne gjithe boten me marreveshje paqsore Brenda ne nje shtet qe nuk ishin krejtesisht te “suksesshme”, shumica e tyre perfshin refuzimin dhe mosdashjen e autoriteteve shteterore te implementojne plotesisht pjeset e marreveshjes.
Ne vend te problemit te “pakices” apo “etnik”, nga rezultati I ketij hulumtimi krahasues te konflikteve brenda shtetit del se pengesa kryesore e zgjidhjes me mjete paqsore e dhunes se brendshmeeshte me e shpeshte se sa pamundesia ose refuzimi nga ato qe kontrollojne pushtetin ne keto konflikte per te implementuar plotsisht koncesionet e premtuara dhe marreveshjes per autonomi.
Sic do te shihni nga rreshtat ne vijim,per te kuptuar se pse nje nga pengesat kryesore ne proceset paqsore Brenda shtetit duket se eshte ngurimi I autoriteteve shtetrore te pajtohen me qendrimet e tyre, eshte e domosdoshme te kuptohet se cila eshte dinamika me e zakonshme dhe arsyeja thelbesore e ketyre konflikteve, si dhe pseautonomia mbizotronsi zgjedhje per te adresuar keto shkaqe thelbesore.
Ne vecanti, nje teme e rendomte qe prek shume konflikte qe duhet plotesisht te merren ne considerate eshte mungesa e besimit ndermjet autoriteteve shteterore dhe pakicave apo grupeve tjera, vecanerisht ne ceshtjet e linguistikes shtetrore, preferencave etnike dhe religjioze dhe neutralitetit. Sic do te shihet, eshte e sakte se shteti nuk eshte neutral dhe se shume minoritete apo grupe kerkojne mbrojtje perms “autonomise”, qe sherben si forme e fyerjes te mbrojtjes fyerjeve te ndryshme te pershkruara si ceshtje te “te drejtave” te pakicave, “drejtesi sociale dhe ekonomike”, te drejtat e vendasve, “aspiratat nacinaliste” apo “vetvendosje”.
Per fat te keq, per pakicat apo grupet tjera, autonomia eshte dicka qe duhet te leshohet apo jepet nga pushteti, dhe per shume qeveri ne bote duket se nje leshim I tille mund te jete shume I veshtire per ta zbatuar pasi qe euforia e marreveshjes paqsore te perfundon.
2. Rrenjet e konflikteve
Shumica e konflikteve etnike nuk fillojne pershkak te suverenitetit territorial apo pavaresise. Argumenti qe konfliktet Brenda shtetrore gjithmone perfshine kercnim separatist per bashkesine e shtetit eshte nje perbindesh. Nga 30 konfliktet ne vazhdim te mara ne considerate, gati asnjeri nga ata-se paku ne fazen fillestare nuk paraqet kercnim separatist.
· Cadi, Republika Demokratike e Kongos (Banyamulenge); Qipri, Etipia (Eritrea); Franca (Kaledonia e Re); India (Kalimantan); Indonezia (Papuja Perendimore); Iraku (Kurdet, Shihitet); Izraeli (Palestina); Italia (Tiroli Jugor); Livbani (Muslimanet); Maqedonia (Shqiptaret); 0Meksika (Ciapat);Moldavia (Transdniestri);Maroka (Sahara Perendimore) Mianmar (Karen etj.); Nigeri (Tuaregs); Pakistani (Pakistani lindor/Banglladeshi);Filipinet (Moroat); Rodezia; Afrika Jugore (gjate rezhimit te Asparthejdit); Spanja (Basket); Sri Lanka (Tamidet); Sudani (Jugu); Turqia (Kurdet0; Britania e Madhe (Irlanda Veriore); Jugosllavia (Kosova).
Levizja drejte separatizmit ishte nje process gradual qe filloi te paraqitet pas perpjekjeve te pakicave apo grupeve tjera te udheheqin apo te marrin ose autonomi, garantim I te drejtave te pakicave, ose mbrojtje juridike ne kushtetuten shtetrore, apo disa forma te ndarjes se barabarte te te mirave publike dhe ekonomike, ishte e pasuksesshme. Disa nga konfliktet e siperpermendura qe perfshin ne fazen fillestare dimensionin e fuqishem separatist ishin ato qe perfshine mohim te te drejtes per vetevendosje, e krejt kjo e njohur me ligj nderkombtar (Palestina; Papuja Perendimore; Timori Lindor; Sahara Perendimore).
Me fjale te tjera, duket se shumica dermuese e konflikteve te siperpermendura nuk kane te lindura antagonizma apo mosnjohje te shtetit, por kerkesa nga grupe per “permirsime” ne strukturat dhe institucionet e shtetit.
Kjo me tutje eshte e konfirmuar ne studimet empirike te konflikteve qe perfshine pakicat, sic eshte fjala per pakicat ne Risk Project, qe thekson se numri I konflikteve ne bote eshte ne rritje qe nga 1960, dhe pse intensiteti I tyre ne kuptimin e pergjithshem eshte zvogluar ne kohen e fundit, vecanarisht aty ku te drejtat e pakicave respektohen dhe aty ku nje lloj renditje autonome eshte negociuar.
Per te kuptuar plotsisht lidhjet ndermjet te drejtave te pakicave dhe autonomies-qe tenton te paraqitet ne vazhdimsi ne marreveshjet paqsore brenda shtetit dhe mbrojtja nga konfliktet, duhet qe te cmohet dhe mirret parasysh naryra e shkaqeve rrenjesore te jostabilitetit.
Ne shume vende te prekura me konflikte brendashtetrore , ajo cka ti ke nuk eshte “problem minoritar”, por problem I shumices, apo me shume refuzim I autoriteteve shtetrore t’ju permbahen principeve themelore te te drejtave njerzore dhe te pakicave.
Si per kete, derisa disa situata tentojne te rrallohen, shteti ku autoritetet shtetrore ishin te kontrolluara nga pakica etnike dhe fetare ishte gjimone skena e konfliktit ndershtetror (Iraku, Aparthjedi ne Afriken Jugore, Rodezia etj.).
Nje studim komparativ I konflikteve brendashtetrore tregon se konfliktet e tilla nuk jan parallel me prezencen e pakicave dhe grupeve tjera. Nuk eshte prezenca e pakicave etnike, gjuhsore apo fetare ne nje shtet ajo qe vetvetiu eshte burimi natyror I konfliktit. Ajo cka eshte me e vecante kur njeri konsideron dallimet njerzore nga aspekti gjuhsor, fetar dhe kulturor eshte, ajo se perkunder te ndoshta qindra mijera pakica te ndryshme apo kombinime grupore ne bote, ne fakt ka vetem disa konflikte brendashtetrore me dhune.
Per pakicat, qofshin ato katolik ne Irlanden Veriore, Basket ne Spanje, Muslimanet ne Filipine, Shqiptaret ne Maqedoni dhe Jugosllavi, dhe Kurdet ne Turqi-per te marre armet kunder shtetit ne pergjithsi duhet te egzistojne relativisht nje numer I kushteve per ato konflikte ne proporcion me numrin e pakicave apo grupeve tjera ne bote.
Per te ndalur konfliktet duhet te kuptohen arsyet e tyre. Te thuash se arsyet jane “shumuar ne kohe dhe hapsire” nuk eshte dicka qe te ndihmon pershkak se ato lejojne injorancen. Sidoqofte, kur I shqyrtojme 30 apo me shume raste te permendura ne kete material te shkruar, eshte e mundshme te identifikojm disa perbashkesi qe mund te jen te dobishme dhe spjegojme ku she pse ndodhin konfliktet brendashtetrore. Me shprese, kjo mund te ndihmoj per te identifikuar se cka mund te behet me efektive per te siguruar implementimin e marreveshjeve paqsore duke shikuar me qarte karakteristikat fundamentale te konfliktit qe duhet te mbahen ne mend nese duhet te gjindet zgjidhja afatgjate.
Nga 30 rastet e permnedura ne kete material te shkruar, kane te perbashketa nen (1)llojet e ngjajhme te ambientit,(2)nje numer te ngjajshem te rasteve rrenjesore me theks ne tensioned qe cojne ne shperthimin e dhunes, dhe perfundimishte nen (3) ngjarjet e pernjehershme apo “shkendiat” qe mund te inicojn konflikte.
2.1 Ambienti per Konfliktet
Ka nje ambient te vecante te perbashket ne shumicen e konfikteve brendashtetrore ne Europe, Azi, Afrike dhe vende tjera te botes. Konfliktet gati se gjithmone perfshine “minoritetet substanciale” qe jane shumice ne nje pjese te shtetit ku jetojne, apo se paku nje perqindje te larte te populates ne teritorin e dhene. Ky teritor qe ata e kane okupuar dhe popullzuar eshte poashtu ne pergjithsi teritor tradicional dhe historic “ I tyre”. Ata jane gati ne te gjitha rastet pervec nje numri te vogel te ardhacakeve “te ri” ne shtet.Minoritetet shume te vogla apo popullatat e formuara ne kohe te fundit-gati asnjehere nuk veprojne me dhune kundrejt shtetit ne perkrahje te kerkesave te tyre. Kjo ndodh me minoritetet e formuara historikisht apo grupet tjera me identifikim territorial ku ka ambient potencial per konflikte nen kushte te caktuara.Duket e qarte se madje edhe ne ambientet e pershkruara me larte,minoritetet apo grupet tjera ne pergjithsi do te veprojne me dhune pershkak te disa burimeve plotsuese dhe afatgjate te tensionit. Egzistimi I minoriteteve tradicionale ne numer substancial ne vete nuk shkakton dhe nuk eshte shkak I konfliktit, sic eshte e demonstruar me numrin shume te vogel te konflikteve brendashtetrore ne bote.
2.2 Shkaqet rrenjesore te tensioneve
Shteti eshte me shume se regjistrues pasiv I preferencave qytetare, dhe politika e matur shtetrore e udheheqsise dhe iniciativat jane kritike. Ketu I numerojme disa paradokse:shteti eshte arbiter dhe ndermjetsues I dallimeve kulturire,megjithse shteti nuk mund te jete krejtsihst neutral ne ceshtjet etnike. Ne shperndarjen e fuqise Brenda strukturave te tyre, shtetet pashmangshem reflektojne grupet dominante Brenda shoqeris civile (permes klasave dhe intereseve, si dhe pershkak te burimeve etnike.Sic e kemi theksuar me pare shume shtete investojne personalitetin e tyre nacional me atributet te komunitetit etnik udheheqes. Madje edhe ne vendet me forma nacionale shoqerore, sic eshte rasti ne SHBA, argumenti se segmented e ndryshme komunale (p.sh. racore) nuk jane trajtuar ne forme neutrale eshte e pamundur te qendroje historikisht. Shteteve I u eshte kerkuar vize ne forme figurative te dalin nga lekura, te tejkalojne natyrat e tyre kulturore. Pavarsishte nga veshtiresite brendashtetrore te kesaj natyre dhe pamundesis per sukses komplet ne mendojm se kerkesat e gjera te ekuipazhit te shtetit-imperativ per stabilitet te domosdoshem dhe sjellja e njerzishme Brenda qeverise e ben realizimin parcial te mundshem.
Te gjithe 30 rastet e konflikteve brendashtetrore qe kane te perfshire minoritetet apo grupet tjera ne kete ambient te vecante (ku ata perbejne perqindje substanciale te populates).
Shumica e 30 rasteve te konflikteve shtetrore poashtu perfshine shtete me pervoje te gjate te udheheqjes shtetrore qe kane prishje te te drejtave njerzore te minoriteteve, vecanerisht ne hapsiren gjuhsore apo fetare qe prekin punsimet.
Kjo kaptine pershkruan keto shkaqe rrenjesore te konflikteve te ndryshme brendashtetrore, nga fazat preliminare te grindjeve, para se konfliktet te shperthejne ne dhune.
Shteti dhe konfliktet-Shkaqet rrenjesore te tensioneve
Cadi (Veri-Jug).Perjashtimi dhe diskriminimi kundrejt jo muslimaneve dhe grupeve tjera etnike te Jugut.
Republika demokratike e Kongos; Mohim I shtetsise, punsimi, te drejtat percjellese (Banyamulenge) (diskriminimi).
Qipri. Levizje drejt dobesimit te autonomies se pakicave/marreveshje per ndarjen e pushtetit duke favorizuar minoritetin turk dhe absorbimin nga Greqia.
Etiopia (Eritrea). Mohim I te drejtes per vetvendosje, diskriminim ne gjuhe dhe preferenca etnike kundrejt pakices Eritreane, abolicioni I renditjes per autonomi/Federate.
Franca (Kaledolia e Re).Diskriminim ne perdorimin e gjuhve vendore nga autoritetet e pushtetit, zhdukje e tokave tradicionale dhe te drejtave te rendomta (diskriminim).
India (Nagaland). Anulimi I njeanshem Indian I autonomies se planifikuar ne “marreveshjen nentepikshe”, diskriminim ne politiken shtetrore te punesimit, humbje te te drejtave tradicionale dhe te perdorimit te burimeve.
Indonezia (Aceh). Refuzimi per te implementuar autonomine e premtuar (Federalizimi), diskriminim ne perdorimin e gjuhes Acehe ne shumicen e institucioneve publike, joperfaqsimi adekuat I popullit Aceh ne institucionet publike ne regjionin e tyre, transmigrimi dhe politika vendore qe eshte diskriminuese kundrejt popullit Aceh.
Indonezia (Timori Lindor). Mohim I te drejtes per vetvendosje sipas ligit nderkombetar, diskriminim ne perdorimin e gjuheve locale ne shumicen e institucioneve publike, perfaqsimi I ulet I popullit te Timorit neper institucionet publike ne rajonin e tyre.
Indonezia (Kalimantan). Humbje e te drejtave natyrore tradicionale tokesore, pa kompenzim adekuat dhe politike diskriminuese ne perfaqsimin e ulet te grupeve Dajak dhe Malai ne institucionet publike, transmigrimi dhe politikat e burimeve we jane diskriminuese kundrejt grupeve locale.
Indonezia (Papuja Perendimore).Mohim I te drejtes per vetvendosje sipas ligit nderkombetar, diskriminim ne perdorimin e gjuheve locale ne shumicen e institucioneve publike, perfaqsimi I ulet I Papuaneve ne institucioenet publike ne rajonin e tyre, transmigrimi dhe politikat burimore qe jane diskriminuese per popullin local Papuan.
Irak (Kurdet, Shihitet). Diskriminim ne gjuhe dhe ne politiken shtetrore te punesimit, e drejta per votim dhe pjesemarja ne jeten publike(pushteti demokratik), eksproprijim diskriminator I tokes (kryesisht te Kurdeve) dhe transmigrimi.
Izraeli (Palestina).Mohim I se drejtes per vetvendosje sipas ligjit nderkombetar, praktike ekstreme diskriminuese ne lemine e punsimit, qasje ne sherbimet publike, pronesi te tokes, program transmigrimi(vendosja ne teritoret e okupuara).
Itali (Tiroli Jugor). Diskriminim ne perdorimin e gjuhes gjermane nga pakica Gjermane nga autoritetet publike gjate regjimit te Frankos, perpjekjet per transmigrim Vija”industrializim”, diskriminim ne shumicen e kategorive te punesimit shtetror per renditjen e autonomies.
Libani (muslimanet0. Diskriminim ne qasje te kategorive te caktuara te punesimit per grupet muslimane, kontrolla politike absolute e garantuar nga krishteret perkunder faktit se muslimanet po behen shumice (diskriminim).
Maqedonia (Shqiptaret).Perjashtimi I gjuhes shqipe nga perdorimi ne shumicen e institucioneve institucionale(diskriminim), perfaqsim tejet I ulet I shqiptareve etnik nga kategorite e ndryshme te punesimit ne institucionet shtetrore, refuzim per te themeluar nje Universitet ne gjuhen shqipe (diskriminim).
Meksike (Ciapa). Politike diskriminuese gjuhsore, zhdukje e te drejtave tradicionale toksore, perfaqsim tejet I ulet I grupeve te popullit Maja ne institucionet publike.
Moldavia (Transdniestri).Zevendesim I gjuhes Ruse me ate Romane (Moldave) ne shumicen e vendeve te Administrates Publike (diskriminim), rritje e perjashtimit te folesve rus nga mundesite e ndryshme publike te punesimit.
Maroko (Sahara Perendimore). Mohim I te drejtes per vetvendosje, perjashtim nga pozitat e sherbimit kryesor publik, humbje te te drejtes toksore dhe kontroll mbi resurset(diskriminim).
Mianmar(Karen, etj.). Humbje te federalizimit te premtuar apo renditjes se autonomies,diskriminim perfshire politiken gjuhsore dhe punesimin ne institucionet shtetrore, humbje e te drejtes tradicionale toksore.
Nigeri (Tuaregz). Mojnjohje e te drejtes per perdorimin e gjuhes se Tuarekeve nga ana e autoriteteve publike, perfaqsim I ulur I Tuarekeve ne pozitat e sherbimeve publike dhe humbje e te drejtes per perdorim te tokes (diskriminim).
Diskriminimi Pakistanez ne perdorimin e gjuhes nga autoritetet shtetrore (Pakistani Lindor-Banglladeshi), mohim I te drejtes se participimit ne jeten publike.
Filipinet (Morosot). Toka historike dhe programet e transmigrimit te diskriminuara ne favor te te vendosurve kristian, humbje e te drejtes tradicionale toksore dhe format e autonomies, program I transmigrimit ne favor te te krishtereve, perfaqsim I ulet I muslimaneve ne shumicen e kategorive te sherbimeve publike (diskriminim).
Rodezia. E drejta per vote dhe pjesemarja ne jeten publike (qeverisje demokratike), prktika ekstreme diskriminuese kunder shumices zezake, perfshire mohimin e te drejtes per te votuar, pronesise se tokes, kategori te ndryshme te punesimit etj.
Afrika Jugore (regjimi I Aparthejdit). E drejta e votimit dhe pjesmarrja ne jeten publike (qeverisje demokratike, praktika ekstreme diskriminuese kundrejt shumices zezake, perfshire mohimin e te drejtes se votimit, pronesise se tokes, kategori te ndryshme te punsimit etj.
Spanja (Basket). Diskriminim ne perdorimin e gjuhes Baske nga ana e autoriteteve qeveritare dhe mohim I te drejtes se te shprehurit ne gjuhen Baske gjate periudhes se Frankos, abolicion I renditjes se perparshme autonome.
Sri Lanka (Tamilot).Diskriminim ne perdorimin e gjuhes Tamile nga autoritetet qeveritare, system I diskriminuar I kuotave per pranim ne Universitet, politika diskriminuese kunder pakices Tamile dhe programi transmigrues qe favorizon shumicen Sinhaleze.
Sudani(Jugu).Arabizim me force (diskriminim) I pakices ne Jug, shkelje e te drejtes se fese dhe diskriminimi ne baza fetare dhe gjuhsore kunder popullates jugore ne punesim, perdorim te gjuhes, religjion etj.
Turqia (Kurdet). Politika diskriminuese e gjuhes qe diskriminon Kurdet ne sherbimet shtetrore 9edukimi publik, etj.), shkelje e te drejtes se te shprehurit ne relacion te perdorimit privat te gjuhes Kurde, pronesi diskriminuese te vetvendosjes dhe te votimit.
Mbreteria e Bashkuar (Irlanda Veriore).Perjashtim I gjere I pakices katolike nga kategorite shtetrore dhe private te punesimit, rregulla diskriminuese te vendosjes dhe votimit.
Jugosllavia (Kosova). Diskriminim ne lemin e perdorimit te gjuhes Shqipe nga autoritetet qeveritare, diskriminim ne punesimet shtetrore(perfshire spitalet publike) dhe strehim publik, abolicion I renditjes se perparshme autonome.
Qofshin demokratike apo jo, shtetet qe jane skene e konflikteve te brendshme synojne drejte nje numri te shkaqeve te ngjajshme te tensionit per nje kohe te gjate.
Ndermjet rasteve thelbsore me te perhapura te tensionit ne konfliktet brendashtetrore te siperpermendura jane ne rritje e siper keot praktika ne vijim:
1. Eksproprijim diskriminues apo zhdukje te te drejtes tradicionale per pronesim te tokes, shpesh ne kombinim me programet transmigruese qe synojne ti vendojne ne pozite jo te drejte antaret e minoriteteve te perfshira ne konflikt (Cadi,Franca,India,Indonezia,Iraku,Izraeli,Italia, Meksika, Maroko, Mianmar, Nigeri, Filipinet, Rodezia, Afrika Jugore, Sri Lanka,Sudani,Turqia).
2. Diskriminim ne te drejten e kategorive te ndryshme te punesimit dhe mundesive tjera, zakonisht te lidhur me politiken gjuhsore qe ne forme jo te drejte I demton apo perjashton personat individual nga minoritetet gjuhsore ne konflikt (Etiopia, Franca, India, Indonezia, Iraku, Italia, Maqedonia, Meksika, Moldavia, Mianmar, Nigeri, Pakistani, Filipinet, Rodezia, Afrika Jugore, Spanja, Sri Lanka, Sudani,Turqia, Jugosllavia)
3. Diskriminim ne raport me ushtrimin e te drejtes se votimit apo te drejten e pjesmarrjes ne jeten publike(Cadi,Kongo,Indonezia,Iraku,Izraeli,Libani,Nigeri,Rodezia,Afrika Jugore,Sudani,Mreteria e Bashkuar).
4. Erozion apo eliminim I renditjeve autonome ekzistuese te perparshme (Qipri, Eritrea, India, Indonezia, Iraku, Mianmar, Filipinet, Spanja, Sudani, Jugosllavia), apo mohim I vetvendosjes (Eritrea, Indonezia, Izraeli, Maroko).
Keto tensione te zakonshme periodike benin qe te konstituonin fillimin e ndasive te medha qe do te mund te shperthenin ne konflikte brendashtetrore,duke e pergatitur si baze per paraqitjen e mepastajshme te organizatoreve politik nga te dy anet e ndasive etnike dhe duke rritur nivelin e mosbesimit dhe polarizimin.
Ne shume raste (Spanja, Mbreteira e Bashkuar etj) faktorel e tille si praktika diskriminuese nga autoritetet shtetrore u paraqiten ne fazat shume te hershme te shfaqjes se tensioneve. Ne shumicen e ketyre rasteve, qeverite me vone provuan te adresojne fillimin e burimeve te tensionit;per fat te keq nga te 30 rastet e pershkruara me larte, eshte poashtu e qarte se njihere kur konflikti nis te rreshqet ne rruge te dhunes, korigjimi I ankesave fillestare ne vetvete eshte I rralle per te ndalur dhunen.
3. Implementimi i marreveshjeve paqsore: pse autonomi?
Nuk eshte veshtire te konstatosh se shkelja e te drejtave te ushtrimit te lire dhe jodiskriminimi intensifikon konfliktin ne shoqeri multietnike te ndare, as te projektet me besim te arsyeshem se observimi dhe implementimi I atyre normave do te sherbejne per zvoglimin e konfliktit.
David Little,”Besimi,etniciteti dhe te drejtat njerzore”1996,SHBA,instituti I paqes.
Ne te 30 konfliktet e ekzaminuara, shumica e tyre ishin konflikte qe kane perfunduar dramatikisht, kane perfshire marreveshje paqsore qe mundesojn nje lloj autonomie (Franca, India, Indonezia, Italia, Meksika, Spanja, Sudani, Mbreteria e Bashkuar) dhe pavaresi te menjehershme (Eritrea, Timori Lindor, Pakistani (Banglladeshi), apo madje edhe ndarje defakto (Qipri, Moldavia, Jugosllavia).
Kur nuk pranohet apo njihet nje forme e autonomies, shumica e marreveshjeve tjera paqsore perfshine kushte per mbrojtjen e te drejtave te pakicave apo grupeve te involvuara ne konflikt.Kjo, normalisht e merr formen e kushteve te futura ne kushtetute apo te drejta specifike legjislative qe shpesh kane te bejne me perdorimin e gjuhes apo religjionit.
Pse ky focus per autonomi si nje nga mjetet e preferuara per zgjidhjen e konflikteve brendashtetrore?
Pergjigja duket te jete se eshte marrdhenie e drejtperdrejte ndermjet rasteve thelbsore te pershkruara te tensionit qe cojne ne shumicen e konflikteve, dhe lloji I masave qe duhet ndermare per zvoglimin e tyre.
Kushtet per paraqitjen e konflikteve brendashtetrore, ne hapsire te gjere apo teritor te koncentruar me minoritet, ku ka diskriminim dhe perjashtim ne nje periudh kohore te theksuar kundrejt nje pakice substanciale per qasje ne punesim, arsim dhe perdorim te gjuheve te tyre nga autoritetet shtetrore, perfaqsim politik, proekte zhvillimi qe rezultojne me nfluks te arritjeve te reja qe mundesojne punsime te reja dhe madje bazat tradicionale toksore te ketyre minoriteteve.
Eshte, ne te shumten e rasteve, shperndarja diskriminuese e pushtetit dhe burimeve, si dhe shkelja e te drejtave te pakicave te medha ajo qe krijon burime te thella te tensionit qe mund te shperthejne ne konflikte me dhune. Pakicat zakonisht perdorin dhune si reagim I pamundesis se tyre per te ndryshuar politikat e autoriteteve shtetrore ndaj asimetrise se marrdhenieve ne pushtet, pershkak se ata jane sipas definicionit dhe termeve praktike te mbinumeruar dhe mbivotuar. Pakicat ne shoqerite demokratike si dhe ne ato jodemokratike rrezikohen te perjashtohen apo seriozisht te perfaqsohen ulet ne gati te gjitha nivelet e perfaqsimit politik dhe ne jeten publike.
Ata pra zakonisht reagojne ne mbrojtje te interesave te tyre ne hapsiren juridike dhe politike qe ata besojne se nuk mund ta kontrrollojne apo bile edhe te ndikojne dukshem. Eshte zhvilluar poashtu edhe nje mosbesim I thelle ne autoritetet shtetrore qe shihet si pushtet qe preferon kryesisht interesat e shumices. Autonomia drejtperdrejte adreson asimetrin e fuqise ndermjet grupeve dominuese dhe grupeve ne konflikt, perfaqsimin e tyre te ulet dhe dobsine ne perfaqsimin politik dhe ne jeten publike si dhe prekshmerine ne praktikat diskriminuese dhe perjashtim nga pjesmarja efektive ne jeten publike.
Autonomia eshte formula e privilegjuar per zgjedhje te konfliktit ne marreveshjet paqsorebrendashtetit pershkak se krijon nje formule per ndarje te pushtetit qe ne realitet I jep nje grupi kontrolle struturore dhe politike qe mund ta perdore per mbrojtjen e vetes kundrejt praktikave te shpeshta diskriminuese te autoriteteve shtetrore.
Aty ku, si ne shumicen e rasteve, autonomia merr formen teritoriale, e mundeson nje grupe te formoje defakto nje shumice nen njesi te shtetit, duke ushtruar kontrolle efektiv ne te gjitha nivelet e pushtetit ne kete nen njesi, duke lejuar ate grup te okupon pozita kontrolluese dhe prominente ne jeten politike dhe publike, dhe ne kete menyre duke siguruar se interesat e tije reflektohen ne linguistike, religjion apo segmente kulturore te atij niveli te pushtetit.
Nese efektivisht e vendos kete me pushtet adekuat, kjo metode e zgjedhjes se konfliktit dukshem nenkupton se autonomia do te zbres nga (zakonisht) kontrolli I shumices ceshtjet me kontestuese qe autoritetet shtetrore nuk ishin ne gjendje apo nuk kisin vullnet ti zgjidhnin me pare, programet e transmigracionit qe favorizojne grupet dominante por edhe qe tentojne te bejne diskriminim kundrejt pakices me zhdukjen apo kompenzimin jo te drejte te humbjes se te drejtave te tyre toksore; diskriminimi ne perdorimin te gjuhes nga autoritetet shtetrore, me rezultate te demshme per pakicen ne lemine e punesimit, arsimit dhe mundsive tjera etj.
Autonomia me fjale te tjera do te lejonte autoritetet e reja te vendit te ndalojne apo kufizojne teoritikisht politiken demtuese te autoriteteve qendrore. Ajo lejon akomodimin e kerkesave te pakicave gjate mbrojtjes te unitetit te shtetit.
Lehtesimet me kushtetute apo legjislacion per mbrojtje te te drejtave te pakicave I sherbejne nje qellimi te ngjajshem por ne nje forme tjeter. Per antaret e pakices te drejtat perfaqsojne kufijte e asaj qe shumica, e cila ne forme dermuese I kontrollon autoritetet shtetrore,mund ta imponoje. Liria e religjionit, liria e te shprehurit, jodiskriminimi I bazuar ne gjuhe, religjioni racor apo origjina etnike, te drejtat e pakicave per te perdorur gjuhen e tyre ne mes veti dhe te ushtrojne religjionin e tyre apo te kultivojne kulturen e tyre, jane te gjitha kufizime kundrejt preferencave jo te drejta te shumices qe e kontrollon shtetin. Ne nje numer te marreveshjeve paqsore, qofshin ato vetem apo ne kombinim me renditjet e autonomies, mbrojtja e te drejtave eshte shpesh nje karakteristike gati e domosdoshme.
Ata keshtu veprojne ne mbrojtjen e autoriteteve shterore nga (1) Imponimin e karakteristikave te shumices ndaj pakicave kunder vullnetit te tyre; (2) Restrikcion te shprehjes se karakterisitikave gjuhsore, religjioze apo kulturore ndermjet antareve te nje pakice, apo (3) Perdorimi I paarsyeshem apo dallimet e pajustifikueshme ku jepen kushte per akses ne sherbime, privilegje dhe beneficione qe leshohen nga shteti.
4. Natyra e problemit te implementimit:rezistenca e autoriteteve shtetrore?
Pengesa kryesore e implementimit te shumices se marreveshjeve paqsore ne 30 rastet e ekzaminuara ka qene rezistenca apo refuzimi I menjehershem I autoriteteve shtetrore qe te vazhdojne me vendosjen politike ashtu sic e kerkon autonomia apo ne perputhje me obligimet juridike nderkombtare te vetvendosjes. Kjo ka ndodhur p.sh. disa here ne Etiopi, Indi, Indonezi, Irak, Izrael, Maroko, Mianmar, Filipinet, Rodezi, Afrike te Jugut, Spanje, Sudan dhe ne Mbreterin e Bashkuar.
Kjo nuk do te thote se shumica e marreveshjeve paqsore “deshtojne”. Shumica e marreveshjeve paqsore, se paku ne fillim, dramatikisht zvoglon nivelin e dhunes ne shumicen e rasteve te vezhguara (vecanerisht ne Etipi, Indi, Indonezi, Irak, Maroko, Filipine, Rodezi, Afrike Jugore, Spanje, Sudan dhe ne Mbreterine e Bashkuar). Sa I perket intensitetit te konfliktit, shumica e marreveshjeve paqsore ne nje afat te shkurtur kohor jane shpesh te suksesshme.
Eshte koha apo periudha afatgjate ajo qe shkakton probleme. Nje pengese e rendomte dhe serioze ne implementimin e marreveshjeve paqsore te permendura me larte jane veshtirsite jo te pranuara per autoritetet shtetrore per tu larguar nga pushteti politik.
Rebelet apo kryengrtesit jane zakonishte ato te cileve ju kerkohet te pushojne armet dhe konfrontimin e tyre kunder autoriteteve shtetrore, dhe ne te shumten e rasteve te carmatosen dhe te heqin dore nga dhuna. Per kete autoritetet shtetrore patjeter te “shperblejne” ata me dhenien e autonomies ne nje teritor apo me ndarjen e pushtetit ne forme qe grupet e pranojne si te kapshme (si ne Irlanden Veriore).
Derisa per vezhguesit e jashtem rezultatet e ketilla mund te duken zgjedhje objective dhe e balansuar, shume nga rastet e studiuara tregojne se ka ne fakt nje numer kurthesh te ndryshme qe jane shume te veshtira per tu shmangur ne nje periudhe afatgjate kohore. Disa nga keto veshtirsi burojne nga mosbesimi dhe mungesa e angazhimit nga te dy palet, por duket se ne shumicen e rasteve problemi qendron disi me drejte te autoritetet shterore.
Ne shumicen e rasteve ekziston nje ndjenje e thelle e mosbesimit ndermjet dy aneve: pershkak te kesaj shumica e konflikteve perfshine edhe deshtime te plota te dialogut apo kompromise ndermjet autoriteteve shtetrore dhe kryengritesve dhe sinjalizojne perdorimin e dhunes per ti arritur qellimet politike dhe strukturale ne shtet , si pasoje nje reaksion I tille eshte shume I kuptueshem.
Zakonisht dhe fillimisht, marreveshjet paqsore deshtojne sepse autoritetet shtetrore pengojne autonomine. Te drejtat njerezore si dhe klauzulat tjera qe kane te bejne me mbrojtjen e pakicave nuk kundershtohen ne mase te njejte ne shumicen e rasteve te konflikteve brendashtetrore, dhe kane sukses me te madh me implementimin e plote.
Ne shume raste marreveshjet e perparshme kane ngecur kur kane ardhur te implementimi I plote I autonomies apo te e drejta e vetvendosjes (Etiopia, India, Indonezia, Iraku, Izraeli, Meksika, Maroko, Filipinet, Sri Lanka, Sudani, Mbreteria e Bashkuar). Kjo nuk perfshine asnje ndarje te “fajsise”. Sidoqofte I identifikon veshtiresite ne implementimin e autonomies ne konfliktet brendashtetrore pershkak te natyres unike te renditjeve te tilla autonome per autoritetet shtetrore. Pervec mungese se besimit te dyanshem autoritetet shtetrore duhet te luftojne me sa vion:
1. Kuptimi I shperblimit te dhunes se pa justifikueshme.
2. Per te negociuar dhe bere koncesione me ata qe portretizohen si “bandite” apo edhe “terrorist”.
3. Pamundesia apo joefektiviteti ne zgjedhjen e rebelizmit apo kryengritjes.
4. Humbje te kontrollit politik dhe ne disa raste edhe te atij juridik mbi nje pjese te shtetit.
5. Akuzat per ndarje te shtetit apo pamundesia per ta mbrojtur integritetin dhe suverenitetin e tij.
6. Sfidat e segmenteve tjera te spektrit politik qe mund ti prezentojne antaret e qeverise qe kane negociuar autonomine si “tradhtare te kombit”.
7. Frika e pushtetit per humbje te zgjedhjeve te ardhshme pershkak te portretizimit te tyre si te dobet dhe ushtarakisht te paefektshem per ta zgjidhur konfliktin.
8. Zgjedhjet e qeverise se re qe synojne ti ja dalin ne krye me kryengritjen ne menyre me efektive dhe te mbrojne integritetin e shtetit.
9. Perfshirja e paleve te treat te prezentuara zakonisht ne rezoluten e konfliktit si mekanizem I deshiruar-mund poashtu te paraqiten apo te portretizohen si te panevojshem dhe te painformuar per ceshtjet e brendshme te shtetit. Shumica e refuzimeve te perfshirjes se paleve te treat zakonisht vjen nga autoritetet shtetrore.
Krejt kjo apo kombinimi I te lartepermendurave ka luajtur rol te rendesishem praktikisht ne te gjitha renditjet e autonomies qe kane deshtuar te implementohen. Ne fund te dites, kompromiset fundamentale te perfshira ne shumicen e marreveshjeve paqsore mbeshteten ne vullnetin e qeverive t’a marin vetes pak nga autoriteti I tyre politik. Pasi qe kjo komplet varet ne vullnetin dhe mundesine e qeverive ti plotesojne premtimet e tyre, autonomite behen disi peng te klimes politike dominuese, dhe keshtu behen te prekshme ne kapricet e tyre. Behet pra gati e parashikueshme se qeverite mund te bejne shmangje implemetimi te pushtetit te autonomies duke argumentuar kete me deshtimin e carmatimit ne kohe te kryengritesve qe kane qene te perfshire ne aktivitetet kriminale, kane sulmuar trupat qeveritar etj.
Ka disa konkluzione preliminare te mundshme nga ekzaminimi I 30 rasteve te permendura ne kete material:
1. Niveli I dhunes ne konfliktet brendashtetrore zakonisht bie menjehere pas konkluzionit te nje marreveshje paqsore.
2. Perkrahja e te drejtave njerezore dhe klauzulat tjera per mbrojtjen e pakicave ndaj grupeve dominante zakonishte bejne qe te sigurojne se dhuna nuk do te eskaloje perseri ne te njejtin nivel, vecanerisht nese keto I adresohen vecanerisht ceshtjeve gjuhsore apo religjioze si rrenje te tensionit qe cojne ne konflikt.
3. Nderprerja komplete e armiqsise zakonisht ndosh pas nje implementimi te plote te marreveshjes se paqes, vecanerisht kur percaktohet autonomia.
4. Deshtim nga ana e autoriteteve shtetrore te implementojne autonomine e premtuar, dhe autonomia efektive gjithmone krijon mosbesim me te madh dhe polarizim.
5. Rasti me keq I ketij skenari perfshine deshtimin e autoriteteve shtetrore te implementojne plotesisht autonomine qe lidhet me deshtimin per te adaptuar te drejtat e njerezve te pritura dhe te premtuara dhe dispozitat tjera per mbrojtjen e pakicave kundrejt grupeve dominante.Kjo ben qe te krijohen kushte qe konflikti jo vetem te riperhapet, por te jete edhe me I dhunshem.
Ajo cka shihet dhe qe meriton te permendet eshte se shume nga “koncesionet” e bera nga autoritetet shtetrore e keto marreveshje paqsore ne te vertete nuk jane aspak koncesione. Ne shumicen e rasteve te konflikteve, grupet qe kundershtojne autoritetet shtetrore ishin viktima te politikes diskriminuese dhe ne fazen fillestare kerkonin kryesisht veprim jodiskriminues ne lemine e gjuhes dhe perdorimit te saje, punesim, njohje te te drejtes tradicionale toksore etj.
Nuk ishte vetem injoranca shtetrore per ate se cilat ishin te drejtat e pakicave ne keto lemi apo fusha qe cuan rritjen e tensioneve dhe ne shkallezim te dhunes. Madje edhe sot duket se shume qeveri nuk e kane krejtesisht te qarte se cilat jane keto te drejta qe jane te dedikuara per individ, dhe keshu gabimisht besojne se ju bejne koncesione banditeve kur ne fakt ata vetm kerkojne standardet dhe te drejtat egzistuese.
5. Konkludimi: sfidat
Konfliktet Brenda shtetit nuk operojne ne vakum. Njeriu mund te identifikoje me nje shkalle te saktesise masat qe mund te ndihmojne ne shmangjen e dhunes se vazhdueshme duke I adresuar rrenjet e ketyre konflikteve. Ne shumicen e rasteve te marreveshjeve paqsore te suksesshme, se paku sa I perket uljes se nivelit te dhunes, jane masat qe garantojne mbrojtjen e grupit te perfshire ne nje konflikt brendashtetror kunder autoriteteve shtetrore.Masat e tilla luajne nje rol te konsiderueshem ne adresimin dhe ne pergjegjen e tensioneve etnike, me qe pergjithsisht kur antaret e pakicave jane subject I diskriminimit, ju mohohet e drejta e te shprehurit, jane te pamundesuar te perdorin gjuhen e tyre, te ushtrojne religjionin e tyre apo te kultivojne kulturen e tyre, apo nuk mund ti pranojne thjeshte “desertet” nga autoritetet publike ne shkalle te barabart me fuqine e antareve te tyre dhe koncentrimin territorial, se situata e konfliktit etnik mund te eskaloje. Sic eshte pershkruar shkurtimisht ne kete material, shumica e konflikteve brendashtetrore ishin reaksione ne politikat shtetrore diskriminuese dhe perjashtim politik qe prek keto grupe.
Nje nga mesimet kryesore nga marreveshjet me te suksesshme paqsore duket te jete ajo se politika e respektimit te te drejtave te pakicave te vendosjes dhe autonomies kontribuojne ne paqen civile. Sic ka permendur sekretri gjeneral I kombeve te bashkuara Kofi Annan ne agjenden e tije per paqe me 17 qershore 1992 ne asamblene gjenerale, rreziku I grindjeve dhe mosmarreveshjeve etnike, fetare, sociale, kulturore apo gjuhsore nuk mund te zgjidhet nese nuk I adresojme shkaqet thelbsore te konfliktit: deshtimi ekonomik, padrejtesia sociale dhe shtypja politike.
Autonomia duket poashtu si nje metode tjeter favorizuese ne shume raste per te adresuar keto ankesa ne nje klime te pergjithshme te mosbesimit dhe animozitetit. Ajo mundeson ne essence ne nje forme politike dhe kontroll juridike qe ka kontroll mbi ceshtjet kryesore kontestuese- perfshire gjuhen dhe preferencat religjioze, token dhe pronesine mbi burimet, punesimin per antaret e grupit ne nje menyre qe I lejon ato ti shmangen praktikave te perparshme diskriminuese nga autoritetet shtetrore qe kishin krijuar tensioned qe kane cuar deri ne konflikt.
Kur autonomia te kete qene krejtesisht dh nepergjithsi e implementuar, konfliktet brendashtetrore jane zhdukur dhe se bashku me ta edhe aspiratat separatiste.
Megjithate, duket se ka nje veshtirsi te madhe qe formon ndoshta sfidat me te frikshme per sukses te marreveshjeve paqsore. Implementimii suksesshem dhe I plote I autonomies varet nga vullneti I mire dhe gadishmerise se autoriteteve shtetrore per te ndermare hapat e duhura. Ky eshte nje hap I veshtire I natyrshem per ta bere per gati se cdonjeren qeveri sepse mund te duket pos gjerave tjera edhe si shenje e dobesise apo pamundesise per te mbrojtur integritetin e shtetit nga perkulja ndaj “banditeve” apo “teroristeve” ose si mungese e lidershipit politik.
Ne shumicen e rasteve te identifikuara te mosimplementimit te autonomies arsyeja me e kapshme eshte ajo vazhdimesia e veshtirsive per permbushjen e plote nga ana e autoriteteve shtetrore, perkundrejt “premtimit” te meparshem per ta bere kete si konkludim I marreveshjes paqsore qe perfshine dhenien e autonomies.
“Separatizmi” ketu eshte I perdorur ne kuprim te nje levizje per formim te nje shteti te pavarur nderkombetar.
Konferenca nderkombtare e eksperteve ne vitin 1998 ne Barcelone, e UNESKO-s per implementimin e te drejtes per vetvendosje si kontribut per zgjidhjen e konfliktit I nxori ne shesh kuptimet si ne vijim te vetvendosjes: “Nje process I vazhdueshem I zgjedhjes per te arritur sigurimin njerzor dhe plotsimin e nevojave mendore me nje horizont te gjere te rezultateve te mundshme con ne situata te ndryshme dhe specifike. Keto mund te perfshine, por nuk jane te kufizuar per kete, garancat per sigurim kulturor, format e qeverisjes dhe autonomies, vetmbeshtetjes ekonomike, pjesmarrjes efektive ne ambientin toksor, liria shpirterore dhe format e ndryshme qe sigurojne te shprehurit e lire dhe mbrojtjen e dinjitetit te identitetit kolektiv me ndere”. Ky kuptim nuk eshte sidoqofte I njejte si e drejta per vetvendosje nga ana e perspectives juridike dhe nderkombtare, ku eshte shume me teper I kufizuar. Shih shembujt nga libri I Rosaly Higgins “Postmodern tribalism and the right to secession, in people’s and minorities in international law,C. Briman, R. Lefeber,M. Zieck, Martinus Nijhoff Publishers, Dordrecht,1993.
Paqja dhe konflikti 2003: Nje permbledhje globale e konflikteve te armatosura, levizjeve per vetvendosje dhe demokraci, nga G. Marshal dhe Ted Robert Gurr, Qendra per zhvillime nderkombtare dhe menaxhim te konflikteve, Universiteti I Merilendit.
Duhet te potencohet se edhe pse eshte normalisht qe antaret e shumices etnike, religjioze dhe gjuhsore, qe kontrollojne maqinerine shtetrore, dhe qe pra shohin gjuhen e tyre, religjionin dhe kulturen si te favorshme ne shtet, ne kohrat moderne ka shembuj te mire ku pakica eshte politikisht dominante. Perjashtimi politik I shumices jo te bardhe ne Aparthejdin e Afrikes Jugore eshte ndoshta nje shembull I njohur mire. Preferencat e meparshme te shtetit per “Gjuhet e Bardha” dhe “Raca e Bardhe” paten efekt te perjashtimit apo margjinalizimit te jo te bardheve te Afrikes Jugore nga mundesite e ndryshme te punesimit dhe nivelit te pushtetit Brenda apo sipas strukturave shtetrore. i njerez me shtetesi jo te plote shumica e jugoafrikaneve
Ishin politikisht te perjashtuar qe ishte joneutral ne nje shkalle ekstreme. Ne fakt ajo qe ndoshi ishte perjashtimi komplet I shumices se populates nga pjesemarja efektive dhe perfaqsimi ne jeten publike te shtetit. Duhet,sidoqofte,te shtohetse nuk ka asgje ne te drejtat nderkombtare njerzore qe mund ta ndaloj shtetin nga privilegji I preferencave kulturore, religjioze apo gjuhsore (dhe shumicen e tije etnike, religjoze apo gjuhsore). Me fjale te tjera te drejtat njerzore nuk kane efekt te ndalimit automatikisht te preferencave te tilla. Asnje preference kulturore, religjioze apo gjuhsore nuk eshte e lejuar ne ligjin nderkombtar nese ata cojne ne shkeljen e te drejtave fundamentale njerzore si liria e religjionit, mosdiskriminimi etj.
Ne mes perjashtimeve te mundshme mund te permendim Mohaxhiret ne Pakistan dhe Baniamulenget ne Republiken Demokratike te Kongos, edhe pse dikush mund te kete mendim se prezenca e Baniamulenges eshte aktualisht mjaft e qendrueshme. Ne te dy rastet pakicat e perfshira jane shume substanciale.
Young, Craeford, “Ethnic diversity and public policy:An Overview”, Occassional Paper No.8, World Summit for social Development, UNRISD,1994.
Shiko Christine Bell (2001), Peace Agreements and Human Rights, Oxford University Press, Oxford.
Ka natyrisht gjithmone argumenet se “eshte pala tjeter qe deshtoi e para”, sic shihet ne marreveshjet e fundit paqsore te Belfastit ( E premtja e lire). Per qellim te ketije materiali une I kam analizuar se a ka patur shkelje te parimeve aktuale qe jane ne marreveshje, ne vend te “shpirtit” te tekstit apo te disa gabimeve tjera.
Te drejtat njerzore te pakicave jane disi mire te elaboruara ne dokumente sic eshte Deklarata e Kombeve Te Bashkuara per te drejtat e personave qe I takojne pakicave nacionale apo etnike, religjioze apo linguistike, konventa kornize per mbrojtjen e pakicave nacionale, rekomandimet e Oslos sa u perket te drejtave gjuhsore te pakicave nacionale dhe rekomandimet e Luridit per pjesmarrje efektive te pakicave nacionale ne jeten publike. Keto mundesojne drejtim te elementeve gjuhsore, religjioze dhe kulturore ne praktikat shtetrore qe duhet te kuptohen ne disa raste te zbutura me qellim qe te gjindet nje balanse e domosdoshme per te ndalur konfliktet etnike. Shiko poashtu ceshtjet e perdorimit te gjuhes nga autoritetet shtetrore nga De Varennes, Fernand (1996), Language, Minorities and Human Rights, Kluwer Law Interantional, The Hague.
UN Doc. A/47/277, Nje agjende e paqes, Diplomacia parandaluese, paqeberese dhe paqembajtese, Raport I Sekretarit Gjeneral. (31janar 1992).